Pamje te trishta! Perplasen dy tragete ne Portin e Durresit, njeri mbytet (Video)

2 tragete janë përplasur në Portin e Durrësit. Korrespondentja e Klan News, Enkeleda Arapi raporton se mjetet e lundrimit janë përplasur gjatë ankorimit në port si pasojë e motit të keq.

Në momentin që tragetet po hynin në port, ka pasur dhe një numër të lartë udhëtarësh dhe kjo ka ngjallur panik, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz. Si pasojë e ngjarjes ka vetëm dëme materiale.

Është dashur ndërhyrja e mjeteve të emergjencës që ka bërë të mundur që tragetet të ankorohen në Portin e Durrësit.


Ndërkohë, edhe një anije peshkimi është fundosur në basenin e portit të peshkimit. Nga ngjarja nuk ka të lënduar./tvklan.al

*Përplasen dy tragete në Portin e Durrësit, mbi 1500 pasagjerë të bllokuar prej disa orësh*

Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit ka krijuar probleme serioze në ankorimin e trageteve, veçanërisht në momentin e ankorimit në kalatë.

Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje nga momenti kur tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Bari-Durrës janë përplasur. Sipas informacioneve, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, trageti njëri traget ka kapur spirancën e tragetit tjetër.

Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur dëmtime të trageteve, por pasagjerët kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se 7 orësh pa mundur të zbresin.

Kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit, trageti “AF Marina” i parashikuar për të nisur nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali) ka pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës. Po ashtu, trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.