Pas takimit me Parashqevinë i ndryshon jeta?! Zbulohet me kë do të jetojë djali, ka kuptuar qe

Takimi i shumëpritur i këngëtares Parashqevi Simaku dhe djalit të saj, Luke Nolfe ishte shumë emocionues për ta, por edhe për publikun që ndoqi disa momente nëpërmjet “Instagram-it” të biznesmenit Elton Ilirjani, që ndihmoi për këtë ribashkim.

Pas këtij takimi pyëtja më e madhe është se me kë do të jetojë djali?!

Sipas burimeve tona, Lukë do të vazhdojë që të bëjë jetën e tij të përditshme, teksa takimet me Parashqevinë do të jenë më të shpeshta.

Ilirjani ndau disa çaste nga takimi i nënë e bir, ku i pranishëm ishte dhe ish-bashkëshorti i këngëtares dhe babai i djalit, Robert Nolfe.

“Ai është nervoz. Faleminderit, Zoti të bekoftë ty Elton dhe Zoti bekoftë Robertin”, u shpreh në fillim këngëtarja, teksa dukej qartë emocioni që po përjetonte dhe mirënjohja për ata që e ndihmuan të bënte ëndrrën e saj realitet.

“O shpirt i mamit, o dielli im”, i drejtohet ajo djalit, ndërsa e pyet nëse mban mend gjë nga Shqipëria, po ai përgjigjet: “Jo”.

I pyetur nga Elton Ilirjani, Luke Nolfe pohoi se ndihet mirë që ritakoi pas shumë vitesh nënën e tij.

Julia Ilirjani, kushërira e Elton Ilirjanit, ka reaguar pas takimit të Parashqevi Simakut me djalin e saj, duke iu përgjigjur kritikave se momenti i takimit është filmuar nga Eltoni pa dëshirën e këngëtares. Julia, përmes një shkrimit të publikuar në “InstaStory”, thotë se fotot dhe videot kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

Reagimi i Julia Ilirianit:

“Kam dëgjuar dhe lexuar këto ditë shumë urime, bekime dhe fjalë të mira për ndihmën që po i jepet këngëtares Simaku në rrjete sociale, por edhe mesazhe që unë në faqen time i kam marrë.

U përfshiva në këtë ngjarje pa dhe me dashje. Kështu që, dua t’ju falenderoj të gjithëve që ishit dashamirës për historinë e saj dhe më në fund, me ngjarjen e madhe që një nënë mund të ketë, takimin me fëmijën e vet.

Faleminderit të gjithëve dhe Zoti jua shpërbleftë në të mira…

Por (ka gjithmonë një por), por edhe disa që nuk janë dakord me këtë ‘shfaqje’.

Për fat të keq, me gjithë përpjekjet tuaja për të hedhur baltë për mirësinë e Elton Ilirjanit dhe me dëshirën e madhe dhe dëshpëruese për vëmendje, fotot dhe videot e hedhura sot nga takimi me djalin re saj dhe Robertin, kanë qenë të kontrolluara dhe të aprovuara nga Luke, Robert dhe Parashqevi.

Kështu që, mos u mundoni kaq shumë të tërhiqni vëmendje me asgjë. Bëni ndonjë gjë tuajën, hapeni zemrën dhe gëzuar Vitin e Ri. Zoti qoftë me të gjithë ne”.