Mbrëmjen e djeshme pak para startimit të Big Brother Vip Kosova u paralajmërua se ky prime do të ishte një “bombë” e vërtetë. Epo të themi të drejtën ishte vërtet “bombë” , por një “bombë” aspak e këndshme e cila ka shkaktuar dhe një revoltë të madhe në rrjet.
Futja e ish-bashkëshortit dhunues të Drenusha Latifit, Atilla Kardesh, në shtëpinë e “ Vëllait të Madh” është komentuar gjerë e gjatë nëpër rrejtet sociale si një veprim aspak i duhur nga ana e produksionit.
Revoltën e tyre qytetarët e kanë nxjerrë dhe në rrejtet sociale të Olsa Muhametit, e cila është dhe producentja e këtij formati.
Në një foto të postuar nga vetë Olsa ku vë në dukje suksesin e këtij reality show i cili po ndiqet kudo ku ka shqiptarë, qytetarët kanë komentuar dhe kanë shprehur mendimin e tyre ndaj kësaj padrejtësia që iu bë modeles duke i futur në shtëpi ish-partnerin i cili më herët e ka dhunuar brutalisht, madje ajo është pajisur nga autoritetet edhe me një “urdhër-mbrojtje”.