Olsa Muhameti, autorja e edicionit të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar në mënyrë të veçantë pas hyrjes së Gjestit në Big Brother VIP Albania.
Ajo ka postuar një foto nga një destinacion me borë, duke theksuar se është duke menaxhuar dy projekte të mëdha njëkohësisht.
Me një thumb për BBVA-në, Muhameti shkruan: “Duke pushuar disa orë sot, se ta mendosh po mbaj dy Big Brother-a, jo vetëm një. Uhhh, sfilitëse!”
Gjesti, i cili ishte eliminua nga BBVK vetëm pak orë përpara se të hynte në BBVA, ka surprizuar të gjithë me kalimin e tij të papritur.
Në një televotim të hapur, ai u përball me Drilonin dhe, për habinë e të gjithëve, ai ishte ai që u eliminua. Megjithatë, Gjesti nuk humbi kohë dhe menjëherë u bë banor i ri i Big Brother VIP Albania, duke krijuar një kalim të pazakontë midis dy edicioneve të Big Brother-it.