Për më tepër, kjo është intervista e tyre e parë publike si çift.
Për më tepër, kjo është intervista e tyre e parë publike si çift.
Politika dhe aktualiteti, të para ndryshe. Shkundja sarkastike e realitetit politik dhe social që jetojmë me një prej figurave më të pëlqyera të humorit shqiptare si edhe një prej personazheve më të dashura të televizionit. Pse Shqipëria është kjo që është, pse shqiptarët janë siç janë, një vështrim plot humor mbi jetën që bëjmë që do t’ju sjellë gjëndje të mirë shpirtërore përpara se të mbyllni ditën tuaj.
Të ftuar në pjesën e dytë të emsionit “Ndryshe” me Salsano Rrapi dhe Elona Duro kanë qenë këngëtari Endrit Prifti dhe gazetarja Ola Bruko. Prej disa muajsh tashmë janë zyrtarisht një çift, duke i dhënë fund spekulimeve të vazhdueshme rreth lidhjes së tyre. Pas një periudhe të gjatë përflitjeje në media dhe në rrjetet sociale, ata kanë vendosur të zyrtarizojnë romancën e tyre.
Spekulimet për lidhjen e tyre filluan verën e kaluar dhe janë përforcuar gjatë emisionit “Dola te Ola,” ku Endri Prifti dhe vëllezërit e tij ishin jo vetëm këngëtarë, por edhe bashkëprezantues me gazetaren Ola Bruko. Ky ishte një periudhë e rëndësishme për të dy, që çoi në zhvillimin e një lidhjeje më të thellë dhe më personale. Ola Bruko ka qenë më parë e martuar dhe ka dy fëmijë nga lidhja e saj e kaluar, ndërsa Endri Prifti ka qenë për një kohë të gjatë single. Tani, ata kanë vendosur të hapin një kapitull të ri së bashku, dhe kjo ka qenë një lajm i pritur dhe i mirëpritur nga miqtë dhe ndjekësit e tyre. Për më tepër, kjo është intervista e tyre e parë publike si çift.
Ola: Kishin thënë njerëzit që kur kalon të 40-at, sikur është një jetë e dytë, sikur rilind. Thoja unë që ja fusin kot, por kështu qenka.
Endri: Për mua ishte e treta e vërteta.
Ola: Historia e jetës është e përbashkëta jonë kryesore. Vuajtjet që kemi kaluar në jetë, tradhtitë që na është dashur të kalojmë. Përpjekja e vazhdueshme për t’ia dalë mbanë. Dhe besimi që në fund të tunelit ka një dritë jeshile.
Endri: Jemi më të lumtur se kurrë.
Ola: Me Endrin nuk e di asnjëherë çfarë do të ndodhë. Nuk e di ç’do të ndodhë pas 10 minutash, e jo më pas një jave. Më pëlqen. Endri ka adrenalinë. Ajo që unë kam veçuar nga Endri Prifti është shpirti i tij i bardhë, i dëlirë dhe i vërtet. Shpirti që ka Endri, nuk besoj se e ka njeri tjetër në këtë botë.
Endri: Unë te Ola vlerësoj sinqeritetin e saj, të vërtetën e saj. Është si shpirt. E dua shumë.
Ola: Kënga që preferoj t’i dëgjoj Endrit? E poshtër. Është kënga ime. Mua më ka ardhur ky tekst në orën 4-5 të mëngjesit. Ne ishim zënë, se zihemi kështu (qesh)… Isha në ato momentet e mia që nuk e besoja se mund të të donte njeri aq shumë dhe kisha ato momentet e mia. I thoja: ‘Si të gjithë edhe ti. I thua këto fjalët si të gjithë meshkujt’. Bëjnë sikur të duan dhe në fakt s’të duan. Kur më vjen teksti isha: ‘Uau’. Ishte një moment shumë i bukur për mua.