“O psik*pate!”/ Gjesti ia zbras te gjitha Eglit: S’kam faj unë për sëm*ndjet e tua…(Ja cfare zbuloi per Eglin)

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme mes Egli dhe Gjestit, pas ballafaqimit mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit, teksa përpiqeshin të sqaronin raportin e tyre.

Pas deklaratave të vazhdueshme të Gjestit, Egli i është drejtuar duke i thënë se si mund ta kishte përqafuar dhe të kishte bërë veprime që nënkuptojnë pëlqim, kur ai nuk kishte asnjë ndjenjë.

Ajo e ka akuzuar sërish, teksa i thotë se ishte ai që i shkonte nga pas dhe nuk e linte të ndalej.

“Ti smë ke lënë me u ndal”, është shprehur banorja.

Nga ana tjetër, Gjesti ka përsëritur sërish dekaratën e tij, duke thënë se nuk ka pasur kurrë ndjenja për të. Ai madje, në një moment i vë në dukje edhe gjendjen e saj shëndetësore, teksa shprehet se nuk kishte pse të ndihej ai përgjegjës për ndjenjat, e as për sëmundjet e saj.

“Nuk kam faj unë për sëmundjet e tua”, ka thënë ndër të tjera banori, teksa i drejtohet edhe duke e quajtur “psikopate”.