Në një intervistë ekskluzive për “Top Story”, biznesmeni Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës bisedat me Parashqevinë pak para se të fliste me djalin e tij dhe ish bashkëshortin.
“Parashqevia nuk është sëmurë. Një mik i saj madje ka thënë lëre aty ku është. Këta emra do i them në vedin ku duhet. Ajo flet me veten, unë një ditë e dëgjova.
Thoshte të iki të fshihem se vjen më mban peng si… dhe më thoshte emrin e një miss-i shqiptar. Unë nuk e di kush është kjo miss-i.Ky rast duhet të egzaminohet. Nuk gënjen ajo”-u shpreh Ilirjani.
Grida Duma: Ka fajtor të tjerë për gjendjen e saj?
Robert Nolfe: Ajo çka pashë un, mbështes atë që thotë Eltoni. Unë kam qenë me të për shumë vite, e di çfarë thotë Eltoni. Mbase ishte një mënyrë për të mbrojtur veten. Nuk besoj se ka pasur miq të mirë shqiptar, ata prisnim të fitonin diçka,
donin ti prishnin reputacionin Të tjerët e urrejnë suksesin, ne këtë tentuam të bënim. Kur futesh në industrinë e argëtimit… Nuk e dija që suksesi do të ishte rreziku. Në moshën kur mori hov mbase kjo iajte një lloj kërcënimi për jetën e saj. dhe kërcënime.
Elton Ilirjani ka rrëfyer përballë Grida Dumës në Top Story bisedat me Parashqevinë pak para se të fliste me djalin e tij dhe ish bashkëshortin.
Ilirjani thotë se këngëtarja ka vlerësim për Robertin, ish bashkëshortin e saj, por shtoi se përgjegjës për çfarë i ka ndodhur, bën disa njerëz në Tiranë.
“Më ka thënë 3 të vërteta: ajo më ka thënë që Roberti nuk i ka bërë keq. Po ta pyesësh sot, do thotë fjalët më të mira për Robertin, nuk e thotë që ai më ka ndarë nga djali. Thotë “mbaroi dhe kaq”. E kam pyetur pse nuk je me Robertin? Më tha më kanë shkatërruar jetën. Mendoj se Parashqevia është viktimë e xhelozisë së një ikone të madhe siç ishte ajo. Si ka mundësi që nuk funksionoi martesa e tyre? Nuk mendoj se mund të fajësojmë Robertin. Parashqevia më tha dje “Luka do më përgjigjet nesër nëse ti e merr në telefon”. Unë e di që Roberti mua më do, e di që Robertin e godasin. Ka njerëz në Tiranë që dua të jem vetëm. Roberti nuk e ka ndalur të birin, ndoshta nuk i ka thënë shko, por nuk e ka ndalur. Parashqevia më ka thënë troç “dëgjoni Parashqevinë para se të thoni se Roberti është i keq”. Çfarë faji ka Roberti apo gruaja e tij e re? Çfarë faji ka Luka kur nuk i është thënë asgjë për nënën e tij?”, tha Ilirjani.
“Më ka thënë që shqiptarë më kanë shkatërruar jetën, dy tre emra që janë në Tiranë. Janë përpjekur që ajo të dështojë si në Nju Jork dhe Hollivud. Unë e besoj Parashqevinë. Më tha “nuk do iki” dhe nuk do iki. Kishin thënë që nuk do familjarët, ajo nisi të qante kur filloi të flasë. Të gjithë e kishin bërë që ishte e droguar, ajo nuk ishte e droguar”.