Nusja e djalit i nxjerr sekretet: Ja cfare vjehrre eshte Valbona Selimllari: Bie ne hall kur zihemi se

Gloria Meshi, partnerja e djalit të Valbona Selimllarit, së fundmi ka folur për marrëdhënien me vjehrrën e saj. Në një intervistë, modelja u shpreh se kanë raporte shunë të mira me njëra-tjetrën.

“Marrëdheniët i kemi shumë të mira, është shumë e dashur, shumë e mirë, ashtu siç e njohin të gjithë”, tha ajo.

Ndër të tjera ish-banorja e Ferma Vip shtoi se: “Pikën më të madhe e ka ajo për edukimin kaq të mirë që u ka bërë fëmijëve, sepse është një djalë shumë i edukuar. Dhe unë gjithmonë i them atij ji falenderues për mamanë që ke”.

Teksa u pyet se cilën anë mban Valbona Selimllari kur ajo dhe djali i saj kanë një debat, Gloria Meshi u shpreh se:

“Mban anën e së drejtës, duke qenë se edhe ne nuk debtojmë, na zgjat vetëm 5 minuta dhe për 5 minuta s’ke çfarë ane të mbash”