Nje kenge per…/ Dalin pamjet nga xhirimet, Parashqevi Simaku me një projekt të ri artistik (Video)

Duket se çdo vështirësi ka kaluar dhe tashmë artistja e njohur Parashqevi Simaku po i rikthehet fuqishëm jetës artistike. Së fundmi, Elton Ilirjani ka publikuar pamje nga disa xhirime të reja, ku Simaku duket se po përgatitet të risjellë disa nga hitet më të njohura, të realizuara në skenografi të ndryshme dhe me një stil të rifreskuar.

Në një video story të publikuar së fundmi, ajo shfaqet duke kënduar krah artistes Mira Konçi, e shoqëruar me një kitarë, duke krijuar një atmosferë nostalgjike për fansat e saj. Një tjetër surprizë emocionuese nga këto publikime është prezenca e mbesës së Parashqevisë, e cila duket se ka trashëguar talentin muzikor të hallës.

Edhe pse nuk është e qartë se për cfarë projekti bëhet fjalë, një gjë është e sigurt, rikthimi i Parashqevi Simakut shënon një kapitull të ri për artisten, e cila ka lënë pas sfidat personale dhe po rikthehet në qendër të vëmendjes, larg trazirave të fundit dhe periudhës së vështirë që përjetoi kohë më parë.