Nje tjeter Parashqevi! Si e lane te varfer dhe vdiq nga Parkinsoni aktori Met Bega, ja si ia nxine jeten

Met Bega është një nga ikonat e humorit të estradës së qytetit të Tiranës. Lindi më 7 Gusht të vitit 1946 në Tiranë. Arti i tij ishte befasues nga shfaqja në shfaqe. Veprimtaria e tij artistike ishte e çmuar me personazhe,tematika,e batuta që vetëm Meti dinte ti përcillte aq bukur për publikun.

Rolet e tij ishin të shumtë në filma të tillë si: Dy herë mat në vitin 1986,Tela për violinë në vitin 1987,Stolat në park në vitin 1988,Edhe ashtu edhe kështu në vitin 1989 etj. Batutat e thëna nga ai ende sot e kësaj dite i përdorim të gjithë ku më e famshmja ishte “Goca xhaxhit” apo “Kërkoj nuse nga gazeta”(skeçi me Mariana Kondin e Rita Latin) tek programet e humorit që organizoheshin për natën e ndërrimit të viteve.

Ai u bë pjesë e disa telekomedive ku së bashku me Marjana Kondin përcillnin humor të pastër e pa banalitete me origjinalitetin që i karakterizonte ato.

Por më 21 Prill të vitit 2015 ai u nda nga jeta për shkak të sëmundjes së Parkinsonit. Të gjithë e donin figurën e Met Begës në televizion,pasi ishte i veçantë,por ky xhevahir i artit që tashmë fatkeqësisht nuk është më në jetë,nuk u vlerësua ashtu siç i kishte hije.

Shkëlqimi i dhjetra roleve të tij,i emocioneve,i një jete të gjatë e impenjative artistike ra menjëherë pas vdekjes së tij.Pas fjalëve “ngushëlluese e lotëve të krokodilit” në ditën e varrimit të tij,askush nuk u kujtua më për Met Begën.

Asnjë çmim nuk u dha pas vdekjes së tij,madje e lan në harresë totale,në errësirën e varrit ku prehet trupi i tij i pa jetë prej 9 vitesh.

Të gjithë artistët u vlerësuan me çmime e dekorata si gjatë jetës ashtu dhe pas vdekjes, por këtë artist të madh e lanë në harresë.