Bukuri e rralle, e fejuara e djalit të Mehmet Shehut. Sot milionere, do habiteni si është sot jeta e Silvia Turdiut

Parid Turdiu, vëllai i Silva Turdiut, ka ndarë me publikun një rrëfim emocionues për motrën e tij, Silva Turdiun, një nga volejbollistet më të mira të Shqipërisë gjatë viteve ’80, e cila gjithashtu ishte e fejuara e Skënder Shehut, djalit të kryeministrit të Shqipërisë, Mehmet Shehu.

Në një intervistë për Roland Qafokun në emisionin Dekalog me Dritare TV, Paridi ka treguar se ku jeton Silva sot dhe përvojën e saj pas viteve të vështira të regjimit komunist.

Paridi tregon se Silva ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në fushën e infermierisë dhe është shpërblyer me një pagë të lartë.

Silva ka një jetë të lumtur dhe të stabilizuar në New Jersey, ku jeton në një shtëpi të bukur dhe është nënë e dy vajzave.

Njëra nga vajzat e saj ka ndjekur hapat e nënës dhe ka luajtur volejboll, një sport që e ka dashur dhe është përkushtuar ndaj tij për vite me radhë.

“Silva donte të bëhej mjeke. Pas tre viteve studim në Fakultetin e Ekonomikut në Tiranë, shkollimi i saj kaloi përmes shumë sfidave, pasi u përjashtua në vitin 1983 dhe më pas u ripranua pas viteve ’90.

Sot ajo është në një gjendje shumë të mirë. Edhe pse nuk arriti të bëhej mjeke, ajo erdhi në Amerikë dhe ndoqi studimet për infermierinë.

Aktualisht është infermiere dhe paguhet shumë mirë, duke marrë një rrogë të konsiderueshme.

Ajo ka një shtëpi shumë të bukur në New Jersey dhe dy vajza, njëra prej të cilave ka luajtur volejboll, si Silva”- rrëfen Parid Turdiu.