Nje aktor i madh është në gjëndje të rëndë për Erion Veliajn! Edi Rama cudit shqiptaret: Do shkoj ne

Edi Rama: Unë përshembull jam dëshmitar dhe jam gati të dëshmoj. Janë intimiduar njerëz, i kam takuar unë, kam folur unë me ta. Dhe pse? Pa asnjë lidhje me Erionin.

Për shkak se janë njerëz në botën e artit e kulturës e dikush më ka thënë që filani është në gjendje të rëndë psikologjike, një artist se e kanë marrë.

E kam kërkuar nuk e kisha takuar asnjëherë e njoh kush është është personalitet, nuk kishte telefon ia kishin marrë telefonin e s’ja kishin kthyer më. Ku jemi këtu ne? E kam marrë me telefonin e gruas.

Kam dëgjuar nga ana tjetër e telefonit një grua që vetëm qante e më pas që jam takuar me personin. Mua personalisht më ka ardhur turp kur kam menduar që sot unë jam kryeministër dhe ndihem i pafuqishëm karshi një rasti e personi që më ka kujtuar veten time.

Klotilda Bushka: Pas kontrollit të zyrave dhe banesave të Erionit dhe Ajolës si dhe pas thirrjes nga Prokuroria të një sërë bashkëpunëtorësh të Ajolës, disa prej tyre njerëz që i kam njohur që nga koha kur kam bashkëpunuar, artistë apo ish punonjës jam vënë në dijeni të një shqetësimi se ata janë intimiduar, kërcënuar për tu marrë dëshmitë nën trysni, disa prej tyre kanë treguar mbi mënyrën si janë marrë në pyetje, mbi statusin procedurial mbi të cilin janë pyetur.

Jo vetëm si e njohur por dhe si njeri i ligjit dhe si deputete jam shqetësuar për disa shkelje të pretenduara të të drejtave individuale dhe elementëve të procesit të rregullt ligjor që u janë bërë këtyre njerëzve përfshirë dhe vetë Ajolën dhe Erjonin.

Janë thirrur persona me statusin e personave që kanë dijeni ndërkohë që janë pyetur si persona nën hetim faktik, duke i detyruar edhe të dëshmojnë kundër vetes, duke u marrë deklarata për presion duke iu mohuar e drejta për mbrojtje ligjore.

Tani që dosja për Ajolën dhe Erjonin janë publike ky nuk është më një aludim.

Por një fakt që prodhohet nga dhjetra citime që përdoren si prova për të ngritur dyshime ndaj tyre për ta hequr nga zyra e për ta dërguar në qeli kryetarin e Bashkisë së Tiranës që u votua 3 herë nga qytetarët.