Dhurata, korrespondentja në Durrës e programit “Aldo Morning Show” në Tv Klan raporton një lajm ku nipi ka zbuluar tradhtinë e gjyshit 65-vjeçar.
Këtë ai ia ka treguar nënës së tij, e cila nuk mundet t’ua thojë prindërve të saj kështu që prej dy ditësh ndodhet në një gjendje të shqetësuar.
Dhurata: Një 65-vjeçar ka qenë me një 23-vjeçare në një hotel, janë shkëmbyer nipi me gjyshin nëpër shkallët e hotelit.
Aldo: Po nipi kishte punë tjetër?
Dhurata: Nipi kishte punë tjetër, normale.
Aldo: Ku është problemi këtu?
Dhurata: Vajza e këtij 65-vjeçarit, që ia ka treguar djali rastin po e kalon keq këtë situatë
sepse nuk ia thotë dot as nënës, as babait dhe po e kalon keq, është sëmurur dhe nuk po ngrihet nga krevati, ka rreth dy ditë zonja që është shtrirë në krevat dhe nuk ngrihet fare.
Tani nuk e di se s’i ka thënë, s’ia thotë dot as të ëmës, as të atit, ka ngelur aty, i ka thënë djalit të saj që “ma the mua, mos ia thuaj askujt”.