SHBA– Elton Ilrjani pasi akomodoi në një dhomë teje luksoze këngëtaren në nevojë, Parashqevi Simaku, ka ndarë foto e video nga darka me të.
Teksa shihen që sëbashku ja kanl marrë edhe këngës, biznesmeni i njohur i është ulur në gjunjë ndërsa shton se këtë gjest e ka bërë për të gjithë shqiptarët.
Ai zbulon gjithashtu se i kanë ndaluar shumë shqiptarë nëpër rrugët e New Yorkut pasi i kanë parë sëbashku dhe tashmë Parashqevinë e veshur mirë, të krehur e pa i munguar buzëkuqi siç të gjithë shqiptarët e mbajnë mend artisten e madhe./Radar.al
Elton Ilirjani i ka dhuruar unazen e nenes se tij, unaze diamanti me vlere miliona
Bravo te qofte
Nëse për gjuhën ka vështirësi të flasë për shkak se siç ajo vetë tha ka vite që nuk flet në gjuhën e nënës, për këngët e atdheut është ndryshe për Parashqevi Simakun.
Në darkën me biznesmenin Elton Ilirjani ajo ka kënduar këngë shqip.
Videot e Parashqevisë duke kënduar sërish shqip janë duke bërë xhiron e rrjetit aktualisht, pas videos së saj që preku zemrat e mbarë shqiptarëve ku dukej se jetonte endacake dhe e pastrehë në Amerikë.
Biznesmeni dhe modeli shqiptar në SHBA, Elton Ilirjani ka thënë se do i sigurojë një strehim të përkohshëm Parashqevi Simakut, këngëtares shqiptare e cila kishte humbur kontaktet me familjen dhe lidhjet me Shqipërinë prej më shumë se 20 vitesh.
Gjatë gjithë ditës së djeshme ai ka publikuar në rrjetin e tij social, Instagram, video dhe foto me këngëtaren Parashqevi Simaku, fillimisht në takimin e parë me një kafe dhe më pas pamje të një dhome hoteli në Manhatan ku tha se ajo do të qëndrojë për të paktën 3 javë