Avokati Genc Gjokutaj ka befasuar të gjithë teksa ka deklaruar se Ilir Meta nesër mund të lirohet nga burgu.
Nesër do të mbahet seanca në Gjykatën e Lartë, ku sipas Gjokutajt, me siguri do të ndryshojë masa e sigurisë dhe Ilir Metën do ta nxjerrin nga qelia.
“Ilir Meta nuk ka asnjë kusht dhe kriter për t’u mbajtur në atë masë izolimi. Ju e kuptoni që SPAK thotë se është në bashkëpunim me Kryemadhin, ajo në “detyrim paraqitje” dhe Meta në burg, nuk mund të ketë bashkëpunim dhe masat të jenë të kundërta. Nesër mund të ketë një ndryshim mase për Ilir Metën. Gjykata e Lartë nesër do vendosë“, tha Gjokutaj.
Ilit Meta akuzohet nga SPAK për “korrupsion”, “pastrim parash” e “fshehje pasurie” lidhur me dosjet e bashkuara Cez-Dia, lobimi i ish-LSI në SHBA dhe shpenzimet e familjes së tij.
Partia e Lirisë dita ditës po zhytet në një krizë të vërtetë.
Pas arrestimit të Ilir Metës, mesa duket Partia e Lirisë ka humbur “busullën” ku shumë figur po zgjedhin që të tërhiqen duke paralajmëruar një humbje katastrofë në zgjedhjet e ’11 majit’.
Pas Endrit Braimllari, është radha e Denis Hidrit ai që të njoftojë largimin nga Partia e Lirisë për të cilën nuk i kursen kritikat duke treguar zhgënjim për atë çfarë po ndodh me strukturt e brendshme.
Hidri në reagimin e tij pohon se Partia e Lirisë së fundmi është mbushur me njerëz anonim të cilët i etiketon si “lëpirës”.
“Partia e Lirisë u mbush me njerëz anonimë, pa asnjë lloj kontributi, ndërkohë që militantë të kësaj force politike, të cilët kanë dhënë shpirtin, emrin, djersën, nuk u vlerësuan, po u lanë në hije, në harresë të plotë dhe përsëri nuk u vlerësuan, për të qenë pjesë e strukturave të larta drejtuese. Njerëz që vijnë nga rruga për t’u bërë Sekretar të Përgjithshëm…
“Meritokracia” si standard dhe kriter, fton për protagonizëm dhe sukses, profesionistët e lëpirjes dhe të avancimit në gjunj. Sport i vjetër, të cilin për fat nuk e njoh dhe nuk e ndaj. Ndaj, unë Denis Hidri, vlerësova t’a ndaj me ju, vendimin e tërheqjes time nga çdo angazhim në mbështetje të kësaj partie dhe strukturave të saj”, shkruan Denis Hidri.