Nëse vëlla Olsi arrestohet para zgjedhjeve, ç’ndodh me vëlla Edin?!

fushën e klubit sportiv “Partizani”.

Aso kohe, Babloku bënte ç’donte, se kishte edhe SPAK-un edhe Amerikën me vete, por sot cilido që nuk justifikon pasuritë, nuk është është i qeshur në skenën e cirkut kinez, duke arnuar maskat e farsës së pambarimtë në sakrificën ekuilibrave të rinj ndërkombëtar, por para drejtësisë e nuk i dihet as si nis arrestimi i një peshku të madh as si bitis fundosja e një diktatori të tmerrshëm.

Financimet e USAID dhe Soros për të mbrojtur ca hajdutë të mëdhenj duke bërë ‘koka turku’ ca hajdutë të vegjël, Amerika i ka hequr nga zhargoni diplomatik dhe praktik.

Nuk ka më as dogma as dollarë.

Realisht, edhe vëlla Olsi është i rrezikuar.

Konkretisht, kostoja e kompleksit “partizani”, sipas preventivit, ishte 1.6 milionë euro, jo 8 milion euro.

Vazhdojmë me skandalin.

Edhe pse sipas Aktit Normativ nr. 10, të datës 18.5.2022, rimburson vetëm firmat që kryejnë investime shtetërore, më 9 mars 2016, Edi Rama i ka falur kompleksit privat të Gaz Demit sipërfaqe trualli e objekte 37 mijë m2 në ish- qendrën sportive “Skënderbegas”, ku vëlla Olsi është drejtor klubi.

Realisht, të gjithë e dimë, se vëlla Olsi është depozitë e prepotencës dhe pasurive të çmendura të monarkisë moderne, nga pasuritë e pista, parajsat fiskale, lidhjet me grupe kriminale dhe skedave të kartotekave të karteleve të drogës deri tek Sinaloa, organizatë terroriste tashmë.

Babloku, deri më sot, e ka mbrojtur familjen e vet sheike, duke ngarkuar përgjegjësi mbi kë ka zgjedhur e duke shkarkuar tensione ku ka dashur, përmes spastrimeve me sa më pak dhimbje e sa më shumë heshtje.

Pra, Arrestimi i Olsit, nuk ja vret sytë akujt, përveçse kriminelëve, që ende shndrisin si yje në galaktikën e errët të korrupsionit global.

Kjo goditje, në këtë vend që ende duket se drejtësia i ngjan një fabrike që përpunon fajësi dhe pafajësi të rreme, do të nxirrte jashtë tregut monedhën 34 vjeçare, ku gjithçka blihet e shitet në tregun e kapitaleve të 4 Klaneve Mafioze me çmime gjithmonë të leverdishme për ata.

Ndërtuesi Gaz Demi, është ana e medaljeve në tokë, (SPAK), Olsi Rama, ana që shohim ne që duam të besojmë, se dita e arrestimeve lart po vjen, pasi koha, ku i forti ha të dobëtin që i zë rrugën, dhe vëlla Edi ha të vetët që i bëjnë karshillek, nuk ka sot të njëjtin oreks për të njëjtat zullume të zbrazëta.

Jemi pra në stinën, ku edhe pse stivojmë sintezën, po sikur vëlla Olsi të arrestohet para zgjedhjeve, ç’ndodh me vëlla Edin, stimulojmë SPAK-un me mbështetjen e shtypit që ende nuk ja ka shtypur gishtat gaveta e Bablokut që po rrotullohet rreth burgut./Pamfleti