Nene e babë i ka ne SPAK! Dorezohet ne Polici vrasesi i dyte i Martinit, cudit me deklaraten: Une vetem e (Emrat e prinderve)

Burime ekskluzive për JOQ kanë zbuluar skandalin në vrasjen e Martin Camit, ku një prej të miturve është lënë i lirë.

Emri që është fshirë nga Policia është Kledion Bejkaj, shoku i autorit të vrasjes Mario Prelleshaj.

Bejkaj nuk është ndaluar nga policia pasi sipas hetimeve është konfirmuar se ai nuk ka qenë i përfshirë në krim.

JOQ zbulon se Kledion Bejkaj është djali i Maksim Bejkajt, hetues në Byronë Kombëtare të Hetimit (BKH), dhe Nevila Bejkajt, Specialiste e Regjistrave dhe Statistikës pranë Prokurorisë së Posaçme.

Sipas grupit hetimor, është arritur në përfundimin se Mario Prelleshaj ka vepruar i vetëm dhe nuk ka pasur një bashkëpunëtor në ngjarje por në deklaratën e marrë nga OPGJ, Kledion Bejkaj ka shoqëruar Mario Prelleshajn në sulmin ndaj viktimës.

Bejkaj është denoncuar publikisht edhe nga i ati i Luis Meçjas i cili ka thënë se i mituri mbante një thikë të vogël dhe ka goditur pas shpine të birin. Ndër të tjera ai ka thënë se 14-vjeçarin prindërit me influencë në BKH e SPAK po mundohen ta nxjerrin jashtë Shqipërisë.
Është dorëzuar në polici i mituri i cili u akuzua nga babai I shokut të Martinit, që ndodhet i plagosur në spital, si autori i dytë I ngjarjes. I mituri që u dorëzua në polici nga babai i tij ka treguar dhe dinamikën.

Burimet bëjnë me dije se i mituri shok i autorit të dyshuar, ka treguar se kishte rol për të ndarë palët

Sipas hetuesve pamjet tregojnë që shoku i autorit s’ka qenë aty në momentin e vrasjes, por pasi u godit me grusht u largua nga vendngjarja.

Babai i të miturit të plagosur dëshmoi se s’ka vetëm një vrasës, përgënjeshtron policia: Kamerat tregojnë se shoku i autorit mori një grusht dhe u largua

Dëshmia dhënë në media e babait të të miturit të plagosur, se nuk bëhet fjalë vetëm për një autor, por edhe për një të mitur tjetër që sipas tij mund të kishte pasur edhe thikë, solli reagimin përgënjeshtrues të policisë.

Personi në fjalë mbi të cilin babai i të plagosurit ngre dyshime, siç Report Tv mëson, është dorëzuar në polici nga babai i tij. Burime nga grupi hetimor, thonë se i mituri, në prani të hetuesve, është çuar sërish në vendin e ngjarjes, ku ka treguar dinamikën e sherrit.

Ai thotë se roli i tij ka qenë për të ndarë palët, dhe siç hetuesit thonë se kanë provuar përmes kamerave të sigurisë, ai nuk ka qenë i pranishëm në momentin e vrasjes.

Burimet thanë se personi në fjalë, shok i autorit të dyshuar, ka qenë në fillin të sherrit, por pasi ka marrë një goditje me grusht është larguar.