Gjirokastra u trondit të hënën e kaluar nga lajmi se një 16-vjeçare vrau veten si pasojë e bullizimit të vazhdueshëm që ajo përjetonte në shkollë e shoqëri. Një tragjedi për familjen Muçollari, ndërsa prindërit e Irsës rrëfejnë mes lotësh çastet e fundit të vajzës së tyre dhe sesi ata e gjetën pa shenja jete të mbyllur në dhomën e saj.
Në një intervistë për TCH, mamaja e Irsa Muçollarit rrëfen se 16-vjeçarja ishte një vajzë e urtë, e ndrojtur, por kohët e fundit kishte filluar të qëndronte e vetmuar dhe e mërzitur, por asnjëherë ata nuk menduan se Irsa do të kryente një veprim kaq ekstrem për jetën e saj.
Prindërit e Irsës rrëfejnë se vajza e tyre ditën që i dha fund jetës, u largua 3 herë nga shkolla për në shtëpi ndërsa kur erdhi për herë të fundit, u mbyll menjëherë në dhomë dhe derën e mbylli me çelës.
Teksa e pyeti përse donte të qëndronte në dhomë, Irsa ishte përgjigjur se ishte sëmurë dhe pas e ëma mendoi se ajo fjeti gjumë. Rreth orës 3:30 të pasdites, mamaja e Irsës tregon se nisi të shqetësohej dhe më pas, pas gjysëm ore kanë goditur derën me shqelma për ta hapur dhe kur kanë hyrë brenda, e gjetën Irsën të varur në dollapin e rrobave.
Familjarët rrëfejnë se u përpoqën për t’i dhënë shenja jete duke i bërë frymëmarrje artificiale e masazh kardiak, por 16-vjeçarja kishte ndërruar jetë më parë.
“Çfarë ju tha stafi mësimor?
Ata erdhën në shtëpi për ngushëllim shokët e klasës e mësuesja e ata thonë nuk ka shfaqur ndonjë shqetësim. Nuk di si është e vërteta! Mësuesja kujdestare thotë nuk më ka shprehur shqetësime dhe shokët kështu thonë të gjithë. Nuk e dimë si është e vërteta
Çfarë ndodhi pastaj u mbyll në dhomë menjëherë?
Pastaj erdhi nga shkolla u mbyll në dhomë dhe mbyll derën me çelës. I them pse e mbylle, ja le të rri pak tha jam pak sëmurë. Piu qetësuese dhe mendova se ishte në gjumë dhe nuk e besoja kurrë në botë që të bënte atë vrpim. Më vonë në orën 3:30 shkova dhe njëherë i trokita dhe nuk po përgjigjej. Fillova të dyshoja, në oprën 4:00 që erdhi nusja u revoltova hapa dren me shqelma dhe e gjej të varur të dollapi i rrobave.
Tragjedi. I dhashë frymë, i bëra masah kardiak, ajo kishte mbaruar me kohë.
Nuk dëgjuat zhurmë?
Asnjë zhurmë asnjë gjë, biles dhe kur kaloja nuk dëgjoja dot asnjë zhurmë. Atë veprim mund ta ketë bërë shumë shpejtë dhe zhurma nuk është dëgjuar fare.
Çfarë ishin fjalët e fundit që ju tha?
O babi sot do ti mbarosh të gjitha punët, i thash ja ti mbaroj këto që kam në dorë dhe do të vi. Kjo ishte fjala e fundit”.
Mamaja e Irsa Muçollarit vijon të thotë se ende nuk kanë marrë një përgjigje nga autoritetet përveç frazës se çështja është ende nën hetim. Ajo përshkruan fëmijërinë e Irsës si një vajzë e qetë dhe me ëndrra të mëdha për të ardhmen.
Në disa prej rreshtave të letrës që Irsa ka lënë pas, e ëma tregon se flitej vetëm për bullizmin ndërsa në një moment shkruhej nëse ‘duhet t’i tregoj babit apo jo’.
Ndër të tjera ajo tregon se Irsa kishte vetëm një shoqe të ngushtë që kalonte pjesën më të madhe të kohës, ndërsa muajin e fundit nuk kishte dalë më as nga shtëpia.
“Prokuroria ju ka komunikuar një njoftim?
Erdhën oficerët e Policisë Gjyqësore mornë ça duhet të merrnin, nuk na kanë thënë gjë
Morën çantat librat, telefonin
Çfarë kanë gjetur thuhet për një letër?
Në një letër shkruante t’i them babait apo jo. Në një letër tjetër fliste për bullizimin.
Fakti që Prokuroria e ka marrë në hetim për shkaktim vetvrasje janë pyetur qindra nxnënës?
Deri tani nuk kemi informacion nga policia se thonë është në hetim çështja dhe kur të zbardhet do vijë përgjigja, kaq kanë thënë
Kanë marrë telefonin që nuk është hapur akoma, presin si duket të shohin çfarë ka në telefon
Ka pasur ndonjë ngacmim, diçka që mund të jetë përtej bullizimit? Ndoshta ndonjë pëlqim?
Nuk ishte e djallëzuar i tregonte të gjitha gjërat
Dinte vetëm shkollë shtëpi, dhe lagja nuk e njihte. Rrinte e mbyllur, dilte me shoqen. Muajin e fundit nuk donte të dilte thoshte nuk dua të dal.
Si ka qenë fëmijë Irsa?
Ka qenë shumë fëmijë i urtë. Që në kopsht edukatorja thoshte ke një engjëll, të gjitha mësueset më thoshin e ke si engjëll dhe u bë engjëll vërtet. Dhe mësueset tani në gjimnaz, më thonin është e ndrojtur. Nuk i binte në qafë njeriu, nuk të kthente fjalë dhe në shtëpi nuk kthente fjalë, ishte fëmijë shumë i urtë. Ishte më e mirë se ç’duhet ndaj e pësoi kështu, ishte më e urtë seç duhej. Ishte më e mirë seç duhej u mbyll në vetvete dhe i mori me vete të gjithë.
Kur ishte e vogël luante shah. Fitoi dhe olimpiadën e shahut për vajza. Tani nuk e luante më.
Çfarë pëlqente?
Mami do bëhem psikologe thoshte. Do shkoj të shkolla e vëllait thoshte por do shkoj për psikologe.
Çfarë do kishe bërë ndryshe?
-Gjysmë fjale të më thoshte, tani në mendje them do kisha bërë këtë, atë. Do e kisha hequr nga shkolla vetëm të më thoshte.
A i përdorte rrjetet sociale?
Nuk kishte rrjete sociale. Ja kishim frikën Tiktokut që u fol kohët e fundit por ajo skishte rrjete sociale. Mësonte nga ora 5 deri në 10-11 të natës. Na ka treguar se nxënësit e saj nuk mësonin vetëm dy mësonin sipas saj, të tjerët vetëm bënin zhurmë.
Mendoni se ka folur me ndonjë shoqe?
Mendojmë se mund të ketë folur për problemin me shoqen e ngushtë të saj po deri tani nuk dimë gjë se nuk e kemi takuar dot. Në një punë me shkrim që ka bërë në klasë, përshkruaj shoqen e ngushte, e përshkruante dhe thoshte unë flas me të për shumë gjëra. Mund të ketë folur me shoqen e saj. Në letrën që kishte shkruar, që në rreshtat e parë fliste për bullizmin”, thuhet në intervistën për TCH.
Irsa ishte vetëm 16 vjeç kur vendosi t’i japë fund jetës për shkak të bullizimit të vazhdueshëm që ajo haste në shkollë e shoqëri. Dëshirat e saj ishin të mëdha për tu bërë një psikologe në të ardhmen, ndërsa prindërit e Irsës zbulojnë talentin e veçantë të saj për të luajtur shah, e cila gjithashtu ka fituar dhe kampionatin për vajza, ndërsa kohët e fundit mesa duket ajo kishte hequr dorë nga çdo gjë, madje dhe nga vetë jeta.
Letra që Irsa Muçollari ka lënë pas:
“O Zot, përse po vuaj kështu vallë? Unë jam kjo që jam, dhe miqtë dhe shokët kërkoj të më respektojnë. Por ata tallen me mua. Unë ndihem kaq e vetmuar dhe e mbytur ne vetminë time. Nuk më vjen turp për veshjen time. Kaq mundësi kanë prindërit e mij, babi im që kujdeset aq shumë për mua aq sa dhe mami.
Po përse u dashkam te jem kaq e veçuar? Ku të ankohem? Kujt t’i drejtohem? Kujt t’ia hap zemrën time? Tek askush nuk kam besim. Madje as tek psikologia ndonëse jam hapur. Përse u dashka të vuaj? Vallë kjo është jeta?”