Firmoset pakti në Spanjë për Kongresin Botëror të Ligjit, që do mbahet në vitin 2027 në Tiranë.
Rama u shpreh se Shqipëria është vend mikpritës dhe do kërkojë Kupën e Botës në mikpritje më 2027 kur të mbahet Kongresi i Drejtësisë.
“Shteti i të drejtës të jetë një mënyrë jetesë, në një shoqëri demokratike. Do bëjmë gjithçka të jemi mikpritës të shkëlqyer dhe të mposhtim atë të vendeve të tjera më parë dhe pretendojmë Kupën e Botës në mikpritje dhe duhet t vërtetojmë këtë.
Të gjithë këtu, gazetarët, janë të ftuar të vijnë në Shqipëri dhe se do të donin të riktheheshin po të vinin. Duam të tregojmë se jemi mikpritës për këdo. Ne po mirëpresim shumë evente, që do ishin të paimagjinueshme shumë vite më parë. Do jetë jo vetëm e Kongresit Botëror të Drejtësisë, por edhe Samiti i NATO-s dhe finalet Europiane U-21 për futboll. Këto janë gjëra të paimagjinueshme e të bukura që po na ndodhin”, tha Rama.