Ndryshe nga Parashqevia! Nuk do e besoni cpo ndodh ne jeten e Liljana Kondakçiut: Sekreti i saj

Liljana Kondakçi është një ndër këngëtaret më të pëlqyera nga shumë breza. Artistja është një prej atyre që janë vlerësuar gjithmonë për stilin e veçantë në vitet ’80 – ‘90.

Artistja është etiketuar sikur ka dalë nga revista e modës “Vogue” nga stilistja shqiptare, Stela Sallaku.

Fillimisht ka qenë e vështirë, sepse televizioni nuk ka pasur gardërobë, më pas u krijua një e tillë. Kinostudio kishte gardërobën e saj.

Unë kam zgjedhur gjithnjë copa dhe ngjyra vetë. Dikur shikonim edhe revista, kisha shumë kuriozitet, s’mund të dilja çdo natë me të njëjtën veshje”, – tregon Liljana për “Rudina”, duke treguar edhe veshjen që i ka mbetur peng.

“Më ka mbetur në mendje një fustan që e kam veshur në një koncert recital ku kam qenë me Kozma Dushin, por nuk ekziston si filmim. Ai ishte me pala korrenti, ishte material i derdhur, ngjyrë bojëqielli me lule të vogla. Ka qenë me mëngë me frudha.

Një tjetër fustan kam pasur edhe në një festival ku kam kënduar me Ema Qazimin, kanë qenë veshje shumë të bukura”,- tha Kondakçi.

Mes tyre, kishte shumë veshje që artistet i siguronin vetë dhe që ishin modele për të gjitha vajzat dhe gratë. Liljana, dikur dhe sot, është një model stili, gjithmonë në formë. Komplimenteve të Rudinës për look-un dhe linjat, Liljana i përgjigjet modestisht.

Sekreti, tha ajo, qëndron te gjeni, palestra, ushtrimet fizike, kujdesi për ushqimin, por edhe muzika – ajo që e mban gjithmonë në formë.

Ndonëse vitet ikin pa kuptuar, ajo merr gjithmonë vëmendje për pamjen e saj të jashtme.

Liljana është po aq e re sa në daljen e parë në ekran, kur këndonte në Festivalin e Këngës.

E pyetur me pare, se kush është sekreti që nuk ka asnjë rrudhë në fytyrë. Liljana u përgjigj se një faktor i rëndësishëm sipas saj është dhe ana gjenetike.

Këngëtarja u shpreh se ajo ka rrudha, por ndoshta fansat e saj nga pëlqimi që kanë për të nuk ja vënë re.