Rudina Dembacaj ka rrëfyer marrëdhënien së bijës, Viktoria me njerkun e saj, Mark Frroku. Aktorja dhe moderatorja
e njohur u shpreh se tashmë janë bërë si një familje dhe se Vikit iu desh 3 vite “për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim”.
Megjithatë, Rudina Dembacaj u shpreh se martesa me Mark Frrokun njerëzve iu është duke e nxituar, ndërsa theksoi se “edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson”.
“Mund të ketë edhe një divorc tjetër, nuk është asnjë lloj problemi”, deklaroi aktorja, teksa shtoi se beson shumë tek familja që tashmë ka krijuar, duke shtuar Viki i konsideron fëmijët e ish-deputetit si motrat dhe vëllai i saj.
“Viki ka marr 3 vite kohë për të pasur këtë marrëdhënie që ka sot me bashkëshortin tim. Martesa pastaj është një institucion që unë se kam aspak frikë dhe patjetër që njerëzve iu është dikur e nxituar, edhe mund të jetë se nesër mund të pendohem, por nuk më shqetëson. Mund të ketë edhe një divorc tjetër,
nuk është asnjë lloj problemi. Nuk nisem kurrë me këtë ide. Besoj shumë tek kjo familje. Për mua jemi familje, Viktoria nuk e bën dot dallimin, kërkon llogari njësoj për të dyja motrat dhe vëllain. Mendoj se janë motrat perfekte për Vikin”, tha Rudina Dembacaj në podkastin “Mamat”.
Sa i përket planeve për një fëmijë tjetër, aktorja u shpreh se ndihet e plotësuar me vajzën. Por, shtoi se dëshira e Mark Frrokut është për të pasur fëmijë së bashku.
“Kam menduar për fëmijë tjetër, edhe po të dua ta harroj është im shoq që nuk ka refren tjetër, por nuk doja shpejt
Doja të shkrihej njëherë familja që kishim krijuar, në situtën që isha nuk ia lejoja dot vetes që të kisha një fëmijë. Ardhja e një fëmijë tjetër do më bënte mua të parën konfuze.
Doja që Viki të rritej pak, nuk e pati fëmijërinë e thjeshtë. Tani pse jo, por nuk e kam patur ta kërkoj dëshpërimisht.
Jam e plotësuar me Vikin, nëse vjen mirë se të vijë. Unë se kërkoj, im shoq po, këtu kemi pak problem. Më duket sikur gjithë jetën do jem dorë për dore vetëm me Vikin”, përfundoi ajo