Do të bëj h*kmarrje”/ Rama “shp*rthen” keq dhe zotohet: Ja çfarë na pret

Edi Rama tha paraditen e sotme se është në krye të kësaj detyre për të marrë “hak” për mënyrën se si janë poshtëruar shqiptarët.

Unë jam këtu që të vendos atë “Albania” te tryeza e Këshillit Europain. Jam këtu për të marrë hak për veten time, kur kam qenë emigrant dhe kaloja kufirin e aeroporteve nuk njihej pasaporta shqiptare dhe më shihte polici sikur po shikonte dikë që po hynte në vendin tjetër për të bërë ndonjë akt terrorist.

Jam këtu për të marrë hak për mënyrën se si janë sjellë me shqiptarët. Jam për të marrë hak për të gjitha poshtërimet që u janë bërë shqiptarëve, edhe mua vetë personalisht në gjithë vitet e historisë sonë, poshtërime që ja kemi bërë ne vetes.

Armiqtë më të mëdhenj të shqiptarëve kanë qenë vetë shqiptarët, por dhe të tjerët. Jam këtu për të marr hak për fëmijët tanë, fëmijët e mi, atë më të voglin, dhe të gjitha ata si ai që të jenë të barabartë dhe mos ti shohë njeri nga lart poshtë. Jam për të marrë hak për emigrantët në Greqi, Itali, Angli që janë me dy emra dhe nuk kthehen sot te emri origjinal