Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë ku një polic ka rënë nga kati i shtatë i një pallati, bëhet fjalë për Azbi Spahiun 57-vjeç.
Spahiu pak ditë më parë arrestoi djalin e Samir Manes, pasi ky i fundit ishte i dehur në timon dhe përplasi disa makina.
Burime për Maska.al bëjnë me dije se APM-ja Tiranë nisi hetim ndaj tij oficerit për ekspertim të remë në rastin e djalit të Samir Manes.
Ju bëjmë me dije gjithashtu që në rastin e parë kur u arrestua djali i Manes, polici reagoj shumë vonë për njoftimin e ngjarjes.
Njoftimi i sotëm i Policisë
Tiranë/Informacion paraprak
Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S, rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.
Djali i biznesmenit Samir Mane, i cilësuar gjegjësisht një ndër oligarkët më të mëdhenj të vendit, është arrestuar nga policia rrugore e Tiranës pasi ka shkaktuar një aksident rrugor dhe ka rezultuar në gjendje të dehur. Gjithashtu, 28-vjeçari Martin Mane është konfliktuar me efektivët e policisë duke kundërshtuar kryerjen e testit të alkoolit.
Burime zyrtare nga policia e policia e Tiranës konfirmuan se 28-vjeçari ka shkaktuar një aksident me dëme materiale. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në rrugën “Xhorxh Bush”, pranë parlamentit. Nën drejtimin e një automjeti, i riu ka përplasur dy makina të parkuara dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Por, disa metra më tej, sipas të njëjtave burime, Martin Mane është ndaluar nga efektivët e policisë. Me këta të fundit nuk është treguar aspak bashkëpunues. Zyrtarisht, policia sqaron se i riu i ka kundërshtuar efektivët për kryerjen e testit të alkoolit. Megjithatë, testi u krye dhe sipas bluve, 28-vjeçari rezultoi në gjendje të dehur.
“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë M.M., 28 vjeç, pasi në rrugën ‘Xhorxh Bush’, duke drejtuar automjetin, ka përplasur 2 automjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Disa metra më tej, pas ndalimit nga punonjësit e Policisë, 28-vjeçari i ka kundërshtuar ata për kryerjen e testit të alkoolit, nga i cili rezultoi në gjendje të dehur. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, tha policia në njoftimin për ngjarjen, duke mos përcaktuar akuzat penale që janë ngritur ndaj të riut.