Kryeministri dhe kryetari i PS-së Edi Rama tha sot se 100 ditët e ardhshme janë vendimtare.
“Në 100 ditët e ardhshme do të ngremë në këmbë një shumicë si asnjëherë më parë për ti thënë Po shurdhuese Shqipërisë brenda në Europë dhe JO të madhe sa shuplaka e një populli për ti thënë jo Shqipërisë prapë në gropë.
Nuk do të jetë betejë e lehtë sepse ambicia jonë është e madhe e objektivi unë është ambicioz.
Problemi ynë as këtë herë nuk do të jenë kundërshtarët, por dhe më shumë se në të dy herët e shkuara do të jetë llumi i kënetës së tyre që këtë herë do të vërshojë edhe me shumë tërbim, për të errësuar sa më shumë sy, çoroditur sa më shumë mendje e zemra e për të ftohur sa më shumë njerëz.
Nuk do tia dalin por kanë për ta marrë mbrapsht syve sic e meritojnë por do na duhet shumë vendosmëri deri në fund të këtyre 100 ditëve.”
Nga Kuvendi Rinor i Shqipërisë, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje emigrantëve të regjistrohen që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në fjalën e tij nuk mungoi as ironia ndaj opozitës.
Kreu i qeverisë tha se nëse shqiptarët votojnë opozitën, vota e tyre do të shkojë në një ujë me kënetë bretkosash.
Edi Rama: Ashtu sikurse duhet të dini se kjo nuk është koha për të djegur votën në oxhakun blozë, me partinë që ka llagapin e saj apo parti të reja, që të re kanë vetëm moshën e kryetarëve. Kjo është koha kur të gjithë duhet të dinë se për të arritur Shqipërinë 2030 në rreshtin e flamujve evropiane, ka vetëm një trend për të gjithë PSSH.
Kjo është partia që ka moshën e të gjithë atyre që e mbështesin. Asnjë forcë tjetër nuk është më e vjetër se kjo e jona, asnjë nuk është më e re se kjo jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë energji se kjo jona. Asnjë forcë tjetër nuk ka më shumë rini se ne, dhe në asnjë forcë tjetër nuk ka vend për të rinj e të vjetër se sa te ne.
Të tjerët premtojmë çdo gjë sepse s’kanë asgjë në dorë, ndërsa ne premtojmë atë që bëjmë dhe bëjmë atë që premtojmë. Kemi në dorë që të çojmë në vend amanetin e Gjergj KastriotIi, të rilindësve të Ismail Qemalit dhe të bëjmë realitet ëndrrën e shqiptarve për ëndrrën europiane në një ulëse me emrin Albania në tryezën e BE.
Të gjithë premtojnë këtë, por këtë e bëjmë vetëm ne. Kush mendon se ja ngritëm kokën në Europë dhe botë duhet që të regjistrohet dhe të bëjë të mundur që fëmijët e sotëm të jetë qytetarët të barabartë mes të barabartës në familjen europiane.
Afati i fundit si zgjedhës i votës është 4 mars, futuni në faqen e KQZ dhe regjistrohuni për të votuar dhe mos e vini në dyshim vota e çuar tek cilido tjetër është një gur i hedhur në ujë në kënetën e një opozite me bretkosa që ka në krye një buf kënete, vota e sjell tek ne është gur i vendosur në muret e reja të shtetit europian shqiptar..Radar.al