Motra e Bes Kallakut, Ana, nxjerr sekretet pas ndarjes nga Xhensila, askujt sja merr mendja qe

Ana Kallaku, ishte e ftuar në “7pa5” në rubrikën e gatimit,

ku solli një recetë mjaft interesante siç është Shkurtza me pilaf.

Gjatë përgatitjes së recetës së saj e teksa tregoi aftësitë e saj në kuzhinë, Ana u ndal patjetër edhe te raporti me vëllain e saj, Bes Kallakun.

Motër e vëlla kanë treguar gjithmonë edhe nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale se kanë një raport shumë special me njëri-tjetrin. Teksa është pyetur nga moderatorja se çfarë këshille ka për të vëllain, ajo u shpreh se ai është i madhi dhe përgjithësisht është ai i cili jep këshillat mes tyre.

“Kemi qenë gjithmonë të dy për njëri-tjetrin. Duke ndihmuar njëri-tjetrin dhe mbi të gjitha duke treguar që jemi aty. Duke qenë se unë jam e vogla, jam rritur gjithmonë me këshillat dhe kujdesin e tij. Besi është për mua dhe për të gjithë ne një shpatull shumë e fortë ku mbështetmi të gjithë“, tha Ana.

Ndër të tjera ajo foli edhe për aftësitë e Bes Kallakut në kuzhinë, duke zbuluar kështu një ‘sekret’ të aktorit që publiku ndoshta nuk e di.

“Besi gatuan vetë shumë mirë dhe nuk jam vënë në konkurrencë me të, sespse e di që gara është e fituar nga Besi. Ai gatuan vërtet shumë, ka shumë dëshirë të ketë njerëz në shtëpinë e tij. Por vetëm diçka, të gjithë duhet të marrin masa t’i thonë që e ka qarë gatimin”, u shpreh Ana Kallaku.