Situata e motit në Shqipëri është përkeqësuar dhe meteorologët paralajmërojnë se një stuhi
ciklonare e fuqishme po i afrohet brigjeve shqiptare, duke sjellë erë të fortë dhe rrebeshe të shoqëruara me borë dhe reshje shiu.
Sipas meteorologes Tanja Porja, dita sot ka nisur me reshje shiu, ndërsa në mesditë dhe në vijim do të ketë reshje me intensitet mesatar në të gjithë territorin.
Stuhia ciklonare, që ndodhet aktualisht në Italinë jugore dhe në Adriatik, pritet të forcojë erën në hapësirat detare dhe territoriale. Era juglindore dhe lindore do të jetë e fortë dhe do të sjellë stuhi të fuqishme.
Priten rrebeshe afatshkurtra në skajin jugor dhe verior të vendit, ndërsa në qendër do të jenë më të pakta dhe do të zgjasin disa ditë me radhë.
Dëbora do të zbresë deri në 800 metra lartësi nga niveli i detit, duke u shfaqur në formën e disa centimetrave borë në skajin verior dhe verilindor, ndërsa në juglindje do të jenë më të pakta.
Termometri ka regjistruar një rënie të lehtë, me minimumin në minus 1 gradë Celsius, ndërsa maksimumi do të arrijë deri në 14 gradë Celsius. Pas orës 10:00, temperaturat do të vazhdojnë të bien.
Paralajmërimi i meteorologes është për një përkeqësim të motit edhe në ditët në vijim, me reshje shiu dhe rrebeshe të shoqëruara me stuhira që do të zgjasin për disa ditë.