Moti bën kthesën e madhe nga neser, ja si do jenë temperaturat këtë javë

Për javën që vjen vendi ynë pritet të ndikohet nga masa ajrore të ftohta e të thata kryesisht në ditët e hënë, e të martë.

Më pas në mesjavë pritet të kemi kalim fronti të ftohtë me masa ajrore të lagështa

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e hënë dhe të martë e pjesërisht e të mërkurë moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura si dhe intervale kthjellimi kryesisht përgjatë vijës bregdetare e pjesërisht përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Ndërsa nga mesjava e në vazhdim ku pritet dhe kalimi i frontit të ftohë, moti pritet të jetë me vranësira mesatare e të dendura të cilat pritet të shoqërohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit e hera-herës deri mesatar.

Në relievet malore në lartësitë mbi 600-700m reshje bore me intensitet të ulët ndërsa në Alpe e male me intensitet deri mesatar si dhe rënie të temperaturave.

Era për ditën e hënë, e enjte, e premte pritet të fryjë nga e kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të jetë intensive 10-14m/sek