Presidenti i SHBA Donald Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor gjatë javëve të ardhshme, thuhet në një deklaratë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë.
“Presidenti Donald J. Trump do t’i nënshtrohet një kontrolli mjekësor rutinë muajin e ardhshëm në Qendrën Mjekësore Ushtarake Kombëtare”, thuhet në njoftimin e datës 1 mars nga Shtëpia e Bardhë.
“Data e kontrollit mjekësor do të publikohet javët e ardhshme”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga mjeku i tij, Sean Barbabella, mjek ushtarak i karrierës që ka shërbyer në Afganistan dhe Irak.
Në të kaluarën, kontrollet mjekësorë kanë ngritur pikëpyetje në lidhje me transparencën e detajeve të rezultateve mjekësore të Donald Trumpit. Ndonëse nuk konsumon alkool apo duhan, Trumpi njihet për pasionin që ka për ushqimet e shpejta dhe mishin e pjekur. Ushtrimi i vetëm fizik i tij është loja e golfit.