Nese mendoni se nga kjo qeveri i keni parë të gjitha, mbase ka mbetur akoma për të treguar.
Me sa duhet, në Shqipëri do të krijohet një ‘shtet’ i ri brenda shtetit. Edhe pse në Tiranë askush nuk flet për këtë, lajmi vjen nga Amerika dhe konkretisht prestigjozja New York Times.
Media shkruan se “Shqipëria po planifikon një shtet të ri Mysliman brenda kryeqytetit të saj”, pra në Tiranë. Ky thuhet se do të jetë dhe shteti më i vogël në botë, dhe mbase shumë prej jush tani po e mësoni për herë të parë.
Shteti Sovran brenda shtetit Shqiptar, pritet t’i jepet Urdhërit të Bektashinjëve! Sipas raportimeve, ai do të ketë kufij, territor të pavarur, një pasaportë të tijën në mes të Tiranës dhe i pavarur nga askush. Një prjekti i ngjashëm me Vatikanin në Itali!
Sikur shkruan NYT, kryeministri Edi Rama thotë se dëshiron t’u japë anëtarëve Bektashinj territoret e tyre, si një mënyrë e re për të promovuar tolerancën fetare.
Asgjë më shumë nuk dihet rreth këtij projekti dhe se si do të vijë në jetë ai. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë!