Me shpirt artisti! Zbulohet me kë ‘femër’ ka bashkejetuar 5 vite Laert Vasili

Aktualisht një nga lojtarët më të spikatur në Big Brother VIP Albania, Laert Vasili vazhdon të tërheqë vëmendjen e publikut me stilin e tij unik dhe sjelljen shpesh provokuese. Brenda shtëpisë së famshme, ai ka krijuar momente të forta debati, por edhe situata të mbushura me humor dhe ironi, duke e bërë një nga figurat më të komentuara të këtij edicioni.

Por përpara se të hynte në lojën e madhe të Big Brother, Laerti ka qenë protagonist i një tjetër momenti argëtues në ekran. Gjatë një interviste në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun, ai u përfshi në një diskutim mbi statusin e tij sentimental, duke shkaktuar të qeshura dhe polemika në studio. Kur u pyet nëse ishte beqar apo në një lidhje, aktori u përgjigj me një batutë që nuk pritej:

“Jam i lidhur me Blanche. Në shqip, Bardha. Është një vajzë që është rritur në Paris. Unë jam i lidhur me të dhe kemi më tepër se 4 vjet e gjysmë, 5 pothuajse që flemë bashkë çdo natë. Ajo vë putrat e saj tek shpatulla ime. Blanche është një super krijesë që sa herë që hy në shtëpi, më sheh në sy.”

Deklarata e tij bëri që publiku dhe të ftuarit të shpërthenin në të qeshura, por kur u zbulua se Blanche ishte qeni i tij i dashur, biseda u kthye në një debat argëtues mbi raportin e ngushtë mes njerëzve dhe kafshëve të tyre shtëpiake.

Sot, Laerti është në një tjetër arenë televizive, ku strategjia, provokimet dhe natyra e tij artistike po e mbajnë atë në qendër të vëmendjes. A do ta ndihmojë humori dhe batutat e tij të avancojë më tej në lojë? Kjo mbetet për t’u parë.