Autori Mario Perlleshaj që vrau me thikë në zemër 14-vjeçarin Martin Cani ka dhënë dëshminë para uniformave të policisë.
Ai është shprehur se me bashkëmoshatarin e tij janë zënë se Cani po e shikonte. Ai është shprehur se ishin zënë të premten dhe se të hënën që ndodhi edhe tragjedia, e kishin lënë të sqaroheshin.
“Jemi zënë të premten sepse po më shikonte. E kishin lënë për t’u sqaruar. Pastaj jemi zënë sërish të hënën. Ai lajmëroi shokët si dhe unë shokët e mi. Gjatë përleshjes ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë ai.
I pyetur nëse është bërë pishman për vrasjen, 14-vjeçari nuk është përgjigjur teksa nuk ka treguar as se ku ka fshehur armën e krimit, por ka treguar se nuk e kishte marrë në shkollë, por e kishte fshehur diku aty afër.
Kujtojmë që ngjarja u shënua mesditën e së hënës, ku një konflikt mes nxënësve të “Fan Nolit” dhe një tjetër shkolle në Sauk përfundoi në tragjedi.
Nja sherr me thika mes 14-vjeçarëve humbi jetën Martin Cani, u plagos shoku i tij Luis Meçja dhe vetë autori i kësaj ngjarje. Në këtë ngjarje dyshohen se u përfshinë 4 adoleshentë, dy nxënës të shkollës “Fan Noli” dhe dy të një shkolle në Sauk.
Ngjarja ndodhi rreth 200-300 metra larg shkollës “Fan Noli”. Katër të rinjtë u konfliktuan me njëri-tjetrin, konflikt i cili më pas agravoi deri në përdorimin e thikës. Sherri është shënuar ne 90 sekonda, sekonda që shënuan dhe tragjedinë me vdekjen e një të mituri.