Me ra qielli mbi kokë kur më puthi vajzën! Prinderit e Loredanes te vendosur: Ja cdo bëjmë me Loredanën

Mbrëmjen e kaluar pasi takoi vajzën e tij, babai i Loredanës ka kërkuar që të takojë edhe Jozin. Ai i kërkoi atij që të shikojë rrugëtimin e tij, duke nënkuptuar se nuk është aspak dakord me lidhjen e tyre.

Pas këtij takimi në një intervistë “Big Brother VIP Fan Club” prindërit e banores u shprehën pse nuk janë aspak dakord me këtë.

Pjesë nga intervista:

Pse vendosët të dilnit kundër romacës së vajzës suaj, Loredanës?

Babai i Loredanës: Është në errësirë. Nuk është në atë pozicionin e duhur të Big Brother-it. Ajo duhet ta paraqiste më të pastër figurën e saj për mua. Kam eksperiencë në jetë dhe nuk është i duhuri për Loredanën. E ardhmja e saj nuk është…

Mamaja e Loredanës: Ne aty brenda kur e shohim në lojë nuk ka pëlqen me atë që po shikojmë.

Çfarë nuk ju pëlqen tek Jozi?

Mamaja e Loredanës: Një mashkull në radhë të parë duhet të respektojë femrën. Pastaj vijnë dashuria dhe të gjitha të tjerat. Respekti është gjëja primare.

Babai i Loredanës: Një mashkull duhet të jetë më xhentil. Më i qetë dhe më i matur.

Mamaja e Loredanës: Loredana po e shikon këtë karakter të Jozit që nuk i pëlqen.

Babai i Loredanës: Njëherë afrohen njëherë largohen.

Mamaja e Loredanës: Kuptohet gjithmonë nga sjellja e Jozit. Jo se Loredana nuk kupton.

Babai i Loredanës: Ishalla mbase i kupton.

Mamaja e Loredanës: Duhet të ketë vendosmëri dhe qëndrueshmëri

A mendoni se ka ndjenja të sinqerta ndaj vajzës suaj?

Babai i Loredanës: Më tepër një përdorim për lojë.

Si ju duk reagimi i Jozit pas takimit me ju?

Babai i Loredanës: Nuk na intereson.

Mamaja e Loredanës: Më intereson vetëm se si do ta presë Loredana. Ne do t’i hapim sytë ajo pastaj është vetë që duhet të vendosë.

Cila ishte ndjesia juaj e parë kur patë puthjen e parë në buzë të Loredanës dhe Jozit?

Babai i Loredanës: Kur pashë Jozin dhe Loredanën që po putheshin mu errësua vendi sepse nuk më pëlqente diçka e tillë të paktën përpara në televizion që ta shikoj vajzën time në ato kushte.

Mamaja e Loredanës: Nuk ishte ndonjë diçka. Pa emocion.