“Më mirë të vritej vajza jonë”, flasin prindërit e Armela Hasaj, “molla e sherrit” për vrasjen e Ramazan Mataj: Kur pame videot intime qe vajza …

Prindërit e Arjon dhe Klisman Hasaj, , autorët e vrasjes së Ramazan Mataj më 4 janar në fshatin Dragoç të Shkodrës kanë folur në lidhje me ngjarjen e cila u desh pak kohë për tu zbuluar pasi ishte një konflikt i zgjatur në vite.

Dy prindërit kanë treguar se kanë katër vite që nuk flasin me vajzën e tyre e cila ishte dhe “mollë sherri” për vrasjen e Matajt.

Në një intervistë për emisionin “Me zemër të hapur” nëna e saj u shpreh se “zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur”, ndërsa kur u pyet në lidhje me materialet filmike që pa të Armelës dhe Ramazan Matajt, u shpreh se: “Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur”.

Rustem Hasaj, babai i Armelës, e cila është nënë e një vajze 5-vjeçare, shtoi se e bija është martuar dy herë me mblesëri, ndërsa i pyetur nëse do ta falin të bijën i përgjigj se “do ia lëmë kohës”.

Disa ditë më parë, vetë Armela Hasaj, motra e vëllezërve Arjon dhe Klisman Hasaj, autorët e vrasjes së Ramazan Mataj rrëfeu për herë të parë versionin e saj të historisë disa vjeçare me viktimën si dhe vuajtjet që i ka shkaktuar prej 6 vitesh.

Pjesë nga intervista:

Nëna Armela Hasaj: Zemra ime si nënë prej 4 vitesh ka vuajtur. E kam mësuar vrasjen e Ramazan Mataj në Tiranë ku kisha shkuar për vizitë, erdhën morën burrin. Nuk e mendova se do të ishin djemtë.

I keni parë të shqetësuar djemtë para 4 Janarit?

Babai: Jo, nuk i kemi parë.

I keni takuar djemtë?

Babai: Unë jo, kurse gruaja bashkëshorten dhe fëmijën i dërgova një ditë. Nuk ka thënë asgjë, thjesht i ka përshëndetur

Nëna: Djemtë nuk më thanë asgjë. Thjesht qëndruan me fëmijët.

Sa kohë keni që nuk flisni me Armelën?

Babai: Që atë natë kur erdhi kunata e saj nuk kemi komunikuar me Armelën. U bënë 4 vite

Dy martesat e saj si kanë ardhur?

Babai: Me mblesëri. Ka qenë dakord të dyja herët për t’u martuar.

Motrat pretendojnë se burri i dytë ka pasur materiale në telefon që i ka dërguar viktima?

Babai: Mi kanë sjellë në 12 të natës, nuk kam mundur ti shoh.

Nëna: Pasha Zotin, më mirë të na kishte vdekur

Kur e kuptuat që viktima e përndiqte

Babai: Nga viti 2020 që kur tentoi t’i hyjë në familje dhe bëri denoncimin, ia lamë drejtësinë.

Ne nuk jemi në dijeni se e ka ndjekur vazhdimisht, por që ka bërë një denoncim

Do e falni vajzën?

Babai: Do ia lëmë kohës