“Më lanë rrugëve me nusen shtatzënë”- Armaldo Kllogjeri merr hak, ja sa miliona do fitoje keto dite

Armaldo Kllogjeri, i njohur nga publiku si “Maestro” pas pjesëmarrjes së tij në “Big Brother Vip Albania”, ka reaguar publikisht pas largimit nga puna në Teatrin e Operas dhe Baletit.

Tenori me një karrierë të gjatë në artet skenike shqiptare, ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram se tashmë është në një proces gjyqësor për të kundërshtuar vendimin e largimit.

Në videon e publikuar, Armaldo thekson se ka hasur kritika dhe tallje për angazhimin e tij si këngëtar nëpër dasma pas përfundimit të “Big Brother”.

Ai iu drejtua kritikëve, duke pyetur: “Kujt i kam hyrë në hak unë, që me zërin tim shkoj nëpër familje të nderuara për të performuar dhe kënduar?”.

Armaldo zbuloi se largimi nga puna ndodhi një muaj para përfundimit të “Big Brother”, dhe se ky vendim erdhi pa paralajmërim, duke e lënë në një situatë të vështirë financiare, me dy fëmijë dhe një bashkëshorte shtatzënë.

Ai shtoi se do të vazhdojë luftën e tij ligjore për drejtësi, duke lënë në dorë të gjykatës vendimin për të ardhmen e tij profesionale.