Mbështeti Veliajn/ Robert Ndrenikës i ndodh e keqja! Arben Derhemi bën reagimin urgjent

Aktori Arben Derhemi ka reaguar lidhur me komentet negative që kanë vërshuar në drejtim të Robert Ndrenikës, i cili i doli në mbrojtje Erion Veliajt, pas arrestimit.

Derhemi thotë se nuk mund të kryqëzohet një artist aq i madh për një deklaratë, pasi Robert Ndrenika nuk ka asnjë interes financiar për t’i dalë në krah Veliajt.

“Si mundemi ne shqiptarët, të jemi kaq gjakatarë të skajshëm, që gjejmë forcën të kryqëzojmë në mënyrë mesjetare një artist kaq të madh, që ju dha kaq shumë gëzim në jetët tuaja. E pse?! Sepse mendon në mënyrën e tij. Aq më tepër, që tashmë, s’ka asnjë interes monetar dhe as nevojë politike për të mbështetur dikë… Hale me portale! Mjeranë me patentë gazetari! Gjobaxhinj pa dinjitet! Njerëz të vegjël shpirtngushtë dhe meskinë, që helmoni çdo ditë duke gatuar ushqim qensh, për të gjithë hienat pa shtyllë kurrizore që masturbohen duke lëçitur mynxyrat që nxirrni nga shpirti. Që i madhi Zot, përveç shëmtisë fizike, si për ironi, ju veshi edhe atë shpirtërore.

Mjaft linçuat emra artistësh, këngëtarësh, shkrimtarësh, studiuesish, të cilët ju kanë ushqyer me art dhe kulturë gjatë gjithë jetës. Pavarësisht opinioneve të tij personale, bindjeve apo mendimeve që ka, Robert Ndrenika, ka qenë dhe do të mbetet një ikonë unikale dhe e papërsëritshme, e artit shqiptar. Një vlerë e këtij kombi, me kontribut të jashtëzakonshëm si pak të tjerë. Ndërsa për mjeranët ditëzinj, që dinë vetëm të jargaviten me pështymën e ligësisë dhe vjellin kundër tij, kam vetëm neveri dhe mëshirë. Ju ruajt i madhi Zot!”, shkruan Arben Derhemi.