“Mbajeni mend këtë”, Paralajmërimi i Spartak Ngjelës: Jo Kosova! Ky shtet shqiptar po pret shpalljen e pavarësisë

Avokati i njohur shqiptar Spartak Ngjela, ka uruar festën e pavarësisë së Shqipërisë.

Në një postim në Facebook, ai ka thënë se kjo ditë e madhe bashkon të gjithë shqiptarët nga Shqipëria dhe Kosova, deri në Maqedoninë e Veriut dhe Çamëri.

Ngjela ka shprehur bindjen se shqiptarët po shkojnë drejt bashkimit kombëtar, derisa ka shtuar se Maqedonia po pret shpalljen e pavarësisë si shtet shqiptar.

Reagimi i tij i plotë:

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gëzuar Ditën e Pavarësisë…

Kjo ditë e madhe po na bashkon të gjithë ne shqiptarëve.

Në të.dy shtetet tona, Shqipëri dhe Kosovë

Por edhe në Maqedoninë e Veriut, se edhe ai një shtet shqiptar është, që pret të shpallë pavarësinë.

Por edhe Çamëria po gëzon sot.

Të gjithë bashkë po rikrijijmë historinë tonë të shqiptarisë që po shkon drejt Bashkimit Kombëtar.

Të gjithë bashkë…