Ajo njihet për tipin e saj të drejtpërdrejtë dhe që i thotë gjërat troç e pa komplekse. Është fjala për aktoren e njohur, Rudina Dembacaj, e cila një ditë më parë ka bërë një bisedë virtuale me 415 mijë ndjekësit e saj në “Instagram”.
Fansat kanë bërë pyetje nga më të ndryshmet, madje nuk kanë ngurruar që t’a pyesin edhe në lidhje me zgjerimin e familjes.
Teksa dikush e ka pyetur ‘se kur do vijë bebi?’, aktorja e njohur i përgjigjet se ‘e ka tentuar vjet në këtë kohë’. Ajo më pas shton se tani që ka vajzën me virozë, mendon se ‘nuk është gati akoma’.
Ndërsa dikush tjetër e ka pyetur nëse ‘bezdiset nga këto pyetjet për bebin’ dhe aktorja e dashur për publikun shprehet se ‘është shumë e shëmtuar si pyetje’, duke shtuar se nuk bezdiset pasi e ‘di që nisen nga dëshira e mirë’.
Pjesë nga biseda:
Sa rrallë poston me Markun! Bebi kur do vij? Apo kur do Zoti madh
Tentova vjet në këtë kohë, por këto ditë që kam gocën me virozë, mendova: Imagjino të kem edhe beb unë?! Me pak fjalë, akoma nuk jam gati.
A të bezdis pyetja për beb? Mua më është kthyer në makth dhe më vrasin fjalët e njerëzve se nuk kuptojnë
Shumë e shëmtuar është si pyetje, por e di që nisen nga dëshira e mirë! Nuk bezdisem.