Lutuni të gjithë! Vatikani jep lajmin e dhimbshëm për Papa Françeskun

Shëndeti i Papa Françeskut ka pësuar një përkeqësim të dukshëm, krahasuar me një ditë më parë. Lajmin e ka bërë të ditur Vatikani në një deklaratë zyrtare. Ati i Shenjtë ka përjetuar një krizë të zgjatur të frymëmarrjes, e ngjashme me astmën, gjatë ditës së sotme.

“Këtë mëngjes Papa Françesku u paraqit me një krizë të zgjatur astmatike të frymëmarrjes, e cila kërkonte edhe aplikimin e oksigjenit me fluks të lartë po të vuante më shumë se dje”, thuhej në deklaratë.

Sipas Selisë së Shenjtë, Papa po vijon trajtimin për pneumoni dypalëshe dhe ndodhet nën kujdes të rreptë mjekësor. Edhe pse ai mbetet i vetëdijshëm dhe në gjendje të qëndrueshme, prognoza për shëndetin e tij nuk do të bëhet publike.

Papa Françesku do të vazhdojë të marrë trajtimin e nevojshëm dhe, sipas mjekëve, pritet të qëndrojë në spital për disa ditë të tjera. Megjithatë, duke qenë se bëhet fjalë për një infeksion kompleks që prek të dy mushkëritë, mjekët paralajmërojnë se situata e tij mund të ndryshojë nga dita në ditë.