Lubi Balluku po fshihet! Sali Berisha e bën te kryer: SPAK e ka identifikuar, e pret burgu për…(Video)

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, sulmoi zv.kryeministren Belinda Balluku, gjatë konferencës që zhvilloi sot me gazetarët.

Berisha tha se shqiptarët kanë kuptuar aferat korruptive të Ballukut dhe se ajo fshihet pas emrit Nesti Angoni.

Berisha tha se tashmë ka ardhur radha e Belinda Ballukut që të përballet me drejtësinë, pasi figura e saj fshihet pas emrit të Nesti Angonit në tendera e prokurime.

Berisha Foli ndër të tjera edhe skandalin me USAID. Ai akuzoi Delina Ficon për shpërdorim të fondeve, duke thënë se ajo ka marrë 10 mln euro nga USAID.

Sali Berisha: Belinda Lubi Balluku fshihet se pasi e identifikuan shqiptarët si Lubi në tendera e prokurime dhe si Anesta Angoni tani e din që e ka radhën vetë. Skandali i fundit me USAID po merr dimensione të mëdha , ka marrë 10 mln Delina, del dhe thotë që do më çojë në gjyq, ata kanë dokument amerikane pastaj ajo tjetra nuk ndihet. Këta po kundërmojnë në mbarë botën dhe kjo e ka përmbysur klimën në Shqipëri. Shqiptarët konstatojnë se ne u kemi thënë të vërtetën, ne nuk pretendojmë se PD është profeti por të vërtetat i ka thënë.