Është tashmë zyrtarisht e ditur që Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është financuar nga fondacioni Roza Luksemburg, i cili ka emrin e një komunisteje te famshme gjermane.
Kështu shkruan faqja “Lolita” në Facebook dhe në fakt nuk është hera e parë që lidhjet e Arlind Qorit me komunistët pro Rusisë publikohen me fakte dhe prova. Vetë Arlind Qori e ka pranuar se financohet për projektet e anëtarëve të partisë së tij nga ky fondacion komunist.
Ky fondacion momentalisht drejtohet nga Dagmar Enkelmann, politikane e partisë E Majta (Die Linke), ish-komuniste (anëtare e Partisë se Unitetit Socialist SED) në regjimin komunist të Gjermanisë Lindore.
Më herët, kryetar i fondacionit Roza Luksemburg ka qenë Heinz Veitze, ish-sekretar ne SED dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit (STASI).
Fondacioni është afër me partinë Die Linke, lidhjet e së cilës me Bashkimin Sovjetik janë të thella dhe publike.
Duket se një pjesë e mirë e ish-nomenklaturës komuniste është kthyer drejt populizmit të majtë dhe mbështetjes për Rusinë. Rusia financon parti të ekstremit të majtë për të destabilizuar Gjermaninë, Europën dhe Ballkanin.