“Llapushi në “arrati” prej 4 vitesh, pse Gjergj Luca heshti për dënimin qesharak te vrasësit të kamarierit të tij”

Ditën e djeshme Yrfet Shkreli, gjyqtarja e Gjykatës së Elbasanit, ka dënuar në mungesë Erjon Llapushin me 11 vite e 4 muaj burg për vrasjen e kamerierit Gazmend Kurmaku, ngjarje e ndodhur më 2 tetor 2021 në restorantin e Gjergj Lucës.

Ky vendim ka shkaktuar zemërim dhe indinjatë në publik pasi vrasja brutale, e ndodhur në restorantin e Gjergj Lucës, ishte rezultat i një konflikti banal për një tavolinë të rezervuar, ku Llapushi e kërcënoi dhe e vrau me thikë 57-vjeçarin Kurmaku.

Përveç indinjatës me gjyqtaren Shkreli që gjithnjë e më shumë po shihet si një simbol i një drejtësie të shitur, ku viktimat e krimeve harrohen, ndërsa vrasësit përfitojnë, qytetarët janë të indinjuar edhe me Policinë e Shtetit që prej 4 vitesh nuk kap dot Llapushin, por edhe Gjergj Lucën pronarin e kamarierit ku ndodhi ngjarja e rëndë.

Qytetarët kanë dyshime se Llapushi ka blerë me lekë heshtjen e Gjergj Lucës, i cili edhe për një peshk që kap, del LIVE në Instagram e Facebook, ndërkohë që për vrasësin e kamarierit të tij s’i thotē dy fjalē. Madje ata hedhin dyshime se Luca me pushtetin e tij si oligark po e ndihmon Llapushin në proceset gjyqësore.

E përsa i përket arratisë, “zhdukjes” së tij 4 vjeçare, qytetarët e Pogradecit thonë se ai ndihmohet nga policia pasi e kanë parë teksa lëviz me makina luksoze në lagje por edhe varreza.

Madje ata thonë se Llapushi falë dy policëve në Pogradec, merret me trafikimin e sirianëve por askush s’ka guximin ta denoncojë pasi s’kanë më besim te policia e cila ka lidhje të hapura me krimin, përmendim këtu vrasjen e Egli Progës.

Llapushi njihet si një person me të shkuar kriminale, plagosje, vrasje të mbetura në tentativë e sulme, por gjithnjë ia ka hedhur burgut dhe deri më tani asnjë “gjemb s’i ka hyrë në këmbë.”

Mesazhi i qytetarit:

Per sa i perket vendimit per Erjon Llapushi per sa i perket informacioneve qe kam une aktualisht ,Erjoni ka bere presion Gjergj Luces pronarit te Rozafes ku u vra kamarieri se nuk e pashe ne asnje moment te dilte Gjergj Luca te bente ndo je kofernce per puntorin e tij qe u vra ne Pronen e tij,sic del e ben vidjo live neper instagrame apo fcb po nuk u ndje fare e mbylli gojen si duket i vajti aberi qe mos e hap gojen ,se besoj Gjergj Luca ka aq miqesi e pushtet sa per te mposhtur Erjon Llapushin .Por jo qe nuk e mposhti por ka te dhena qe po e ndihmon ne proceset gjyqsore ne Elbasan mos them qe edhe paguan per tja ulur denimin sic po e ben per nje person qe ka nje te shkuar kriminale qe ne moshe te vogel e deri tani .

Nje pershkrim per Erojon Llapush ai qe ne moshe te vogel rreth 15 -16 ka mbajtur thika ka plagosur persona ka rrahur persona dhe nga policia asnje mase pasi babai i tij ish oficer policie Nevrus Llapushi i mbaheshe atri ne vitet ne vijim ai sa vinte dhe beheshe me i dhunshem me kriminel ku filloi me plagosjet me vrasje te mbetura ne tentative ne armbajtje pa leje bomba etj,ka hyre e ka dale nga burgu sipas qefit ku denimet duhet te ishin maksimale ku ai e sot duhet te ishte ne burg ,por ai vazhdon aktivitetin e tij me trafikinin e sirianve ku ka ne mbeshtetje dy oficere policie ne qarkun e korces me banim ne pogradec

te dy me pozicjone me qarkullimin rrugor i dine mire autoritet e AMP dhe koleget e tyre si police e oficere i dine mire kush jane dhe vazhdojne te jene dhe qytetaret e dine madje dhe nuk guxon njeri te beje as nje telefonate tek 129 se i del emri ne komisariatin e pogradecit mbahen per shitje info tek krimineli nuk asnje besim tek policia e pogradecit eshte e kote tw japish informacion per Erjon Llapush ate aty e kame perdite afer baneses se tij fshihet dhe me e bukura eshte se ai levis nga korca ,bilishti ,

Maliqi,Tirane e vjen prap asnje nuk e kapka dot i bie qe ai paska kaq siguri paska radio policie ose levis me makie policie dhe e fundit e levizin oficeret me makinat e tyre me xhama te zinj se ska mundesi qe ai levis kaq hapur dhe e kane pare njeres afer lagjes se tij tek varrezat e deshmore kjo do te thote se ketu u dhenka kafe e madhe dhe lidhjet do jene me lart sec mendohet policia e qarkut korce ka marre fund nuk behet policia me polica partie dhe polica apo oficere qofshin te korruptuar e te lidhur me krimin .