Eksperti i Kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në “Real Story” bëri një deklaratë të fortë duke thënë se personi “misterioz”, i cili shfaqej në video në masakrën e Dobraçit ishte Ibrahim Lici.
Ai shtoi se Lici ka shkuar në spitalin e Shkodrës dhe ka pyetur mjekët nëse i rrezikohej jeta me plagët që kishte marrë.
Sakaq, Karamuço u shpreh se njëri prej policëve e ka njohur Licin dhe më pas kanë mbetur të shtangur sa kanë “harruar” dhe procedurat elementare, që duhet të bënin në ngjarje të tilla.
Mjekët, siç shprehet Karamuço, i kanë thënë jo, dhe në këtë moment ai është larguar duke marrë shërbim shëndetësor në klinika private.
“Kur ka mbërritur patrulla e parë e policisë, njëri prej pjesëtarëve të grupit të gatshëm e ka njohur këtë person.
Policet u shtangën dhe nuk dinin se çfarë bënin, nuk morën masat as më elementare, që janë rrethimi i vendit të ngjarjes, marrjen e dëshmitarëve dhe ky person ka qenë dukshëm i plagosur, i gjakosur, që duhej të ishte shoqëruar menjëherë.
I jepej ndihmë në spital, mbahet nën mbikëqyrjes sipas procedurës standard që bën policia. Këto bën policia. Merret një deklaratë, ajo dokumentohet, këtë bënë policia”, tha ai.