Leonora Jakupi shperthen ndaj Jozit: O i pa fe, o fëlliqësirë…! Cfare nxorri per te atin e Jozit?

Ngjarja mes Jozefin Markut (Jozit) dhe Gjestit në Big Brother VIP Albania, e cila përfundoi me përjashtimin e Jozit pas një fyerjeje të rëndë ndaj Gjestit, ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Ndër zërat e fuqishëm që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe këngëtarja e njohur Leonora Jakupi, e cila ka reaguar ashpër në rrjetet sociale.

Në një postim në InstaStory, Jakupi ka dënuar fjalët e përdorura nga Jozi, duke e quajtur të papranueshme dhe fyese për gjithë shqiptarët, veçanërisht për ata nga Kosova.

“Jozef Marku, O pa din e pa iman, o i pa fe! Fëlliqësirë pa gjak shqiptari! A e din çfarë ka hequr shteti i Kosovës mbi lëkurë? Saka vuajtur me vrasje, djegie, përdhunime, therje nga shkjau dhe ti thuash një djali nga Kosova ‘k*pil shkine’ është përtej çdo gjëje! Joz Marku e nderove babën tat që ka qenë pjesë e UÇK! Joz Marku ti nuk vrave Gjestin, por një komb të tërë”, shkroi këngëtarja.