Nga takimi me pensionistët në Fier, kryeministri Edi Rama ka folur rreth marrëveshjeve që kanë arritur me disa shtete për njohjen e pensioneve, duke thënë se më e vështira ka qenë me Italinë.
Rama shtoi se marrëveshja me Greqinë do të kërkojë dhe pak kohë, por jo për shkakun e qeverisë shqiptare, por sepse ka një peshë të rëndë financiare.
“Sot që flasim kemi arritur të lidhim marrëveshje mbi 20 shtete. Më e vështira ishte ajo me Italinë. Gjë që bën të mundur që të gjithë ata që dalin në pension, të mund të përfitojnë nga sigurimet shoqërore që kanë paguar në atë vend.
Pjesa e fundit është lidhja e marrëveshjes me Greqinë, për të cilën jemi në diskutime. Do të kërkojë kohën e vetë jo për shkakun tonë, por për shkak se ka një peshë të rëndësishme financiare”, tha Rama.