Çmimi i shitjes së kafesë në bursat e huaja po shënon nivele rekord. Për shkak të përshpejtimit të rritjes së çmimeve në tregjet e huaja, që pas muajit prill 2024, me shtrenjtim të çmimit të kafesë në bare, vitin e ardhshëm pritet të përballen edhe konsumatorët shqiptarë.
Kryetari i Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahja, thotë se prej disa muajsh çmimet e shitjes së kafesë, veçanërisht robustës (që zë pjesën më të madhe të prodhimit botëror dhe përdorimit në vendin tonë) janë rritur, gjë e cila pritet të reflektohet edhe në baret vendase.
Moving to Germany from Albania To Study Might be Easier Than You Think
Study in Germany | search ads
Early Signs of Fatty Liver Women Should Never Ignore (See List)
Fatty Liver Symptoms – Techtome.net
Sponsored Links
Jahja parashikon që rritja e çmimit të nisë prej muajit shkurt të vitit të ardhshëm, pas furnizimeve të reja.
Çmimi i kafesë në bursat e huaj prej muajsh ka shënuar rritje. Ky shtim i çmimit pritet të reflektohet edhe te çmimi i kafesë në bare dhe restorante, veçanërisht te kafEja robusta, që shitet me çmim 60 apo 70 lekë.
Çmimi i shitjes së saj në bare është më i lirë sesa kafeja arabice që blihet më shtrenjtë jashtë. Për rrjedhojë nga muaji shkurt i vitit të ardhshëm pritet të reflektohet rritja e çmimit në tregjet e huaja edhe në baret shqiptare, veçanërisht te kafja robusta. Edhe rritja e çmimit të kafes arabice pritet të jetë e pashmangshme, duke reflektuar ndryshimet e saj në tregjet e huaja”, pohon ai.
Po ashtu rritje të çmimeve të kafesë në vlera 10 deri në 20 lekë, u reflektuan që vjet sipas Shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, të ndikuara nga lëvizjet e çmimeve të importit dhe shtimit të kostos për rritjes e fondit të pagave të punonjësve.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, për periudhën janar-tetor u importuan 6,994 tonë kafe. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet ranë 5,3%.
Në vend janë gjithsej 15,5 mijë bare, nga 22 mijë në vitin 2015, duke qenë aktiviteti i dytë më i preferuar në vend, pas biznesit të pakicës. Sipas të dhënave të regjistrit të bizneseve të INSTAT në vitin 2021 u mbyllën 854 aktivitete të shërbimeve të ushqimeve e pijeve, me rënie 5.2%.
Si ka ndryshuar çmimi i kafesë në bursë
Në bursat e huaja në 13 dhjetor 1 ton kafe robusta u shit me çmimin 5,194 USD. Rritja e çmimit të kafes robusta ka nisur më fundi i muajit prill 2024, ku çmimi arriti 3,408 USD për ton kundrejt çmimit prej 2,300 USD për ton që ishte në prill të 2023.
Për 2024-n rezulton se çmimi për kafen robusta kulmoi më 29 Nëntor në vlerën e 5,409 USD për ton apo 1,3 herë më i larë se muaji nëntor 2023.
Rritje është shënuar edhe për shitjen e kafes arabica në tregjet. Në bursë niveli aktual i shitjes për kafen arabice është 6,724 USD për ton nga 4,347 USD për ton që ishte në muajin nëntor 2023. Rritja e çmimit është 54,6%. Ndërsa krahasuar me muajin e mëparshëm çmimi i shitjes së kafes është rritur 10.1%.
Shkak i rritjes së çmimit janë me problemet me prodhimin e kafes veçanërisht në Brazil, ku thatësira e muajve gusht-shtator dhe reshjet e dendura të muajit tetor dëmtuan të mbjellat me bimën e kafes. Kjo pritet të sjellë pakësim të prodhimit në 2025./ Monitor