Këngëtari dhe regjisori turk Metin Arolat ka ndërruar jetë befasisht teksa performonte libe në Kozjatagi. Edhe pse ndjeu dhimbje dhe ngurtësi në dorë, ai vazhdoi performancën, por pësoi një atak në zemër në skenë, raportojnë mediat lokale. “Më është mpirë krahu i majtë”, tha ai pak para se të rrëzohej.
Një infermiere nga publiku vrapoi në ndihmë të tij dhe thirri 911. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve dhe përpjekjeve për ta shpëtuar, Arolat vdiq rrugës për në spital.
Metin Arolat ishte një këngëtar turk dhe regjisor, i cili fitoi popullaritet në vitet nëntëdhjetë. Përveç këngës, Arolat ishte i njohur për punën e tij pas kamerës dhe regjisorin e videoklipit për artistë të shumtë turq.