Televizioni i Diasporës Shqiptare në Amerikë, “Albanian Community” ditën e sotme është në zi.
Pronari i këtij televizioni, Albert Spahi, ditën e sotme humbi jetën pasi prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.
“Beni” ka qenë gjithë jetën e tij në funksion të komunitetit Shqiptar në Michigan, ndërsa ai përmes medias së tij ka bërë të mundur që zëri i çdo personi të dëgjohej dhe promovohej, duke qenë kështu krenari e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Theksojnë se Albert Spahi ishte i kudogjendur dhe një shembull sesi aftësitë menaxhuese organizative e intelektuale për arritjen e suksesit.