Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë orëve të natës në një studio muzikore në Kamëz.
Policia njofton se shpërthimi i fuqishëm është dëgjuar rreth orës 03:30 në shkallët e jashtme të studios muzikore të këngëtarit te muzikes popullore Astrit Allaraj.
Fatmirësisht në momentin e shpërthimit nuk kishte asnjë person, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale, pllakat e mermerit dhe xhamat.
“Kamëz/Informacion paraprak
Më datë 17.11.2024, rreth orës 03:30, në rrugën “Arben Broci”, në shkallët e jashtme të një godine të përshatur si studio muzikore, në pronësi të shtetasit A. A., është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale (janë dëmtuar pllakat e mermerit dhe xhamat). Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”