Magjistrati italian që e ktheu në mision të jetës luftën ndaj mafies e që në luftë me të humbi tragjikisht jetën mbetet shembull frymëzimi për shumë dhe një emër i përmasave gjigante për të gjithë idealistët që kërkojnë ta ndryshojnë sistemin e drejtësisë.
I tillë ishte edhe për Engert Pëllumbin, gjyqtarin shqiptar jo pak të njohur për median dhe opinionin publik, si i pari magjistrat që çoi pas hekurave një zyrtar të lartë shqiptar, si ish-ministri Tahiri, duke përmbushur kështu qëllimin për të cilin nisi Reforma në sistemin e Drejtësisë dhe u ngritën organet e reja.
Dëshirën për të ndjekur studimet në Jurisprudencë dhe ambicien për të vijuar më tej rrugën si gjyqtar, ia adreson në një dozë të mirë, figurës së Giovanni Falcone-s. Si një homazh për këtë figurë, Pëllumbi dy vite më parë erdhi në vëmendjen mediatike, në rolin e përkthyesit.
“Giovanni Falcone, një hero i vetmuar”, ishte libri që e promovoi edhe në emisonin “Ora e Betit” në”Ora News”, në rubrikën e moderatores Beti Njuma “Një grusht librash”.
Në intervistë ai shpjegon se ky libër, mund të lexohet jo vetëm nga juristët, gjyqtarët, prokurorët, por edhe publiku i thjeshtë, “…pasi mesazhet që jep Falcone, me gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij janë mesazhe që i shërbejnë të gjithë shoqërisë”, thotë më tej Pëllumbi. Në hyrje të librit, përkthyesi jep mbresat personale, i frymëzuar në shtegtimin e karrierës, nga një figurë si e Falcone-s.
“Është një shtegtim i bukur, por me sakrifica të mëdha, sakrifica të cilat në fakt i japin shijen e vërtetë dhe kurorëzojnë “ndjenjën e shërbimit” ndaj të tjerëve”, shkruan Pëllumbi.
E mbase nisur nga kjo intervistë ndryshe me një gjyqtar si Pëllumbi, i cili pritet të vendosë edhe për kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj, vetë Beti Numa teksa e ka rikthyer atë në vëmendje të publikut në rrjetet sociale thotë se:
A ka gjasa të lirohet Veliaj? Vishaj: Nuk është punë avokati amerikan, nuk u fut në burg për 20 ditë… është presion mbi drejtësinë
“Një njeri që frymëzohet nga Giovanni Falcone nuk mundet kurrë të bëhet palë me krimin dhe korrupsionin!”