Ditën e djeshme u zhvillua një protestë para Kryeministrisë, e cila sipas policisë nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi. Si pasojë, policia ka proceduar në gjendje të lirë avokatin Altin Goxhaj, 55 vjeç, së bashku me persona të tjerë që morën pjesë në tubim.
Protesta u mbajt në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe u organizua nga Goxhaj dhe një grup aktivistësh. Sipas njoftimit të policisë, pjesëmarrësit u proceduan për zhvillimin e një tubimi të paautorizuar.
Aktivistët protestuan kundër idesë së një shteti bektashi dhe pretenduan për ekzistencën e një marrëveshjeje të fshehtë mes kryeministrit Rama dhe homologut grek Mitsotakis, e cila lidhet me vetëdeklarimin e minoritetit grek në Shqipëri.